Protesta e studentëve për rikthimin në auditore, ISHP: Rrezikojnë infektim me COVID (VIDEO)

Ashtu siç e paralajmëruan, studentët dolën sërish në protestë përpara ministrisë së arsimit.

Ndonëse në një numër më të pakët se një ditë më parë, ata vijuan me thirrje për kërkesat e tyre, që i dorëzuan në ministri.

“Jemi sërish në protestë me të njëjta kërkesa, duam që mësimi të alternohet, është lehtësisht e realizueshme, mjafton vullneti i institucioneve. Presim një reagim nga ministrja e arsimit por dhe nga kryeministri dhe çdo institucion tjetër përgjegjës dhe ti jepet sa më shpejt një zgjidhje kësaj çështje”-u shprehën disa studentë.

Edhe këtë të martë nuk munguan thirrjet e policisë për t’u shpërndarë.Të nderuar qytetarë, ju lutem hapeni rrugën!

Grumbullime të tilla në momentin që vendi ynë është në një trend rritës të rasteve të reja me covid-19, rrit mundësinë për të infektuar më shumë individë, thotë specialistja pranë ISHP, Jonida Haxhiu.

Çdo formë proteste për të mos i respektuar rregullat e parandalimit, në një farë mënyre rrit rrezikun e infektimit për këta individë, për familjarët e tyre, për komunitetin. Çdo grumbullim, çdo situatë ku është e pamundur apo e vështirë ruajta e distancës, rrit edhe mundësinë dhe rrezikun për infektim me covid-19”-tha specialistja.

Sipas Haxhiut, vendimi për mësimin online që i gjeti të papërgatitur studentët, është vendim i marrë në një situatë të vështirë.

“Ajo që dua të theksoj është që janë vendime të marra në një situatë të vështirë, në një situatë ku numri i infektimeve është i lartë, numri i të infektuarve po rritet. Është menduar si një metodë efektive për të këputur zinxhirin e transmetimit pra mësimi online është konsideruar si një masë shumë e rëndësishme parandalimi”-u shpreh Haxhiu.

Nëpërmjet ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e masave mbrojtëse kundër covid-19, mund të ulet numri i të infektuarve me koronavirus.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VISI: 03/11/2020 19:06

    KETA VETEM STUDENT SJAN KETA JAN MERCENARET E LULIT DHE MONES EDHE PO TE PREKEN NGA KOVIDI I SHERON MONA ME LULU TRAPIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së

Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së