Studentët vijojnë ditën e dytë të protestës kundër mësimit online! Rama: Jemi në situatë lufte, bëmë si e gjithë bota (VIDEO)

Ashtu siç e paralajmëruan, studentët dolën sërisht në protestë përpara ministrisë së Arsimit. Ndonëse në një numër më të pakët se një ditë më parë, ata vijuan me thirrje për kërkesat e tyre, që i dorëzuan në ministri.

Mirëpo edhe këtë të martë nuk munguan thirrjet e policisë për t’u shpërndarë. "Shpërndahuni sepse është tubim i paligjshëm, bllokimi i rrugës është vepër penale. policia do zbatojë ligjin", thotë policia.

Protesta e tyre është shqetësuese për ekspertët të cilët thonë se grumbullimimi i studentëve përpara ministrisë së Arsimit për rikthimin në auditore, rrit rrezikun e infektimit me Covid-19. Kështu shprehet specialistja e ISHP, Jonida Haxhiu, për të cilën vendimi për mësim online është menduar si një masë e rëndësishme në parandalimin e covid-19.

Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën, duke thënë se një vendim i tillë për mësim online ishte i pashmangshme, si në të gjithë botën.

"Lekët e konvikteve do tu kthehen, jemi në një situatë lufte dhe si gjithë bota që po bën mësim online do bëjmë edhe ne. Këtë nuk mund ta planifikonim më parë sepse në këtë situatë vendimet nuk merren në plan afatgjatë", tha Rama.

Grumbullime të tilla në momentin që vendi ynë është në një trend rritës të rasteve të reja me covid-19, rrit mundësinë për të infektuar më shumë individë, thotë specialistja pranë ISHP, Jonida Haxhiu. Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që filluan dje mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Chicago: 03/11/2020 15:13

    Monika i ka shtyre se kane kaluar pushimet e plazhit me te i ka blere nga 1 cell ore dore o qyqet ju po rini esapi gjithe bota ne online keta gerrrr satevi monika e luli do e shifni ne grope do shkoni stupid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë