Protesta e së shtunës/ Godina e qeverisë rrethohet me gardh metalik

Rreth godinës së qeverisë është vendosur gardhi metalik, ndërsa janë lyer me graso të gjitha shtyllat ku janë të vendosur kamerat e sigurisë në boulevard, por dhe altoparlantët që përdoren nga policia për thirrjet ndaj protestuesve.
Puna e Policisë dhe Gardës ka nisur që orët e para të mëngjesit për shkak edhe të seancës plenare, konkretisht me vendosjen e telit me gjemba përreth gjithë gardhit rrethues të godinës dhe të një tjetër gardhi metalik në rrugën pedonale.

Këto masa merren paraprakisht pasi gjatë protestave të fundit ka pasur një marshim të tubuesve nga Kryeministria, në drejtim të Parlamentit Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Tiranës.
Gjatë tubimeve të opozitës në kryeqytet janë angazhuar 1300 deri në 1500 efektiva policie.   

Pas masave të marra në terren, në vijim pritet të hartohet dhe plani nga drejtuesit e Policisë dhe Ministrisë për ruajtjen e godinave shtetërore përfshi Kryeministrinë, Parlamentin, dy Drejtoritë e Policisë dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoqata emigranteve NJ: 25/05/2019 03:20

    PERPARA O POPULL NE PROTESTE KUSH E SHIKON VETEN QE KA TE ARDHURA QESHARAKE NE MUAJ SA PERNJE DREKE TE ED RAMES DUHET TE PROTESTOJE FUQISHEM DERI NE SHKATERIMIN E QEVERISE GJAKPIRSETE TE PENSIONISTEVE MINATOREVE FERMEREVE STUDENTEVE TE PA MUNDURVE QE JETOJNE ME ASISTENCA 4000 ne muaj TE RINJTE TE PA PUNE , VIKTIMA TE KRIMIT PER EFEKT DROGE - TAHIRI NJEREZ TE DESKRIMINUAR DHE TE TALLUR NGA EDRAMA ME FJALE TE TJERA SHUMICA E POPULLIT FITORE RAMA IKK RAMA IKKKKK

    Përgjigju
  • Tir: 24/05/2019 06:01

    Serish proteste?? Ok kete radhe duhet te jete per dosjen 978. Edhe Mona e Lulushja nuk mund te pranojne nje president qe zhduk dosje ku kerkohen 200 mije euro dy dite para zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Gafurri: 24/05/2019 01:25

    HIDHEN PARATE E POPULLIT LUME PER TE RUAJTUR “instuticionet” PO RALITETI ESHTE RUAJTJA E KARRIGES SE RAMES E RILINDJES SHUMICA E POPULLIT JETON NE SKAMJE E NE URI ME 80 euro ne muaj MILJONAT PRISHEN PER TE RUAJTUR KARIGEN E DIKTATORIT

    Përgjigju
    • gaforrja: 24/05/2019 10:54

      ku je more gafurre djalka????sa shplarje truri ke?sa supe te gatuar ne shqup ke ngren qe vin ere km large??sa te trashe do vdisni?ai qe ti quan diktator more qeneri e kombit eshte aty me voptat e popullit sado qe nuk te pelqen ty dhe qenerive te tjere.di cfare eshte demokraci o i trash??ne 17 qeverin i kishit ju qenerit e kombit dhe prap humbet.ne demokraci ka zgjedhje dhe poppulli voton u q te 14.dhe ai eshte popull me kultur dhe di te ndaj qenerit e kombit me ata qe jane njerez te mire.kafsheri e gjalle

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie