Protesta e të mërkurës, Kurti
premton se do jetë paqësore

Protesta e të mërkurës, Kurti<br />premton se do jetë paqësore
PRISHTINE-Opozita nuk e ka ndërmend të ndalet së protestuar deri në shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit dhe sjelljen e Ligjit për Trepçën. Por, në anën tjetër drejtues të Qeverisë nuk japin shenja se një gjë e tillë do të ndodh.

E, në anën tjetër familjarët e dëshmorëve të kombit e shohin të papranueshme dhunën që po përdorët gjatë protestave, si nga protestuesit ashtu edhe nga Policia. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se protesta e së mërkurës do të jetë e qetë, por në të njëjtën kohë edhe masive.

“Ne do të kemi edhe konferenca tjera për shtyp lidhur me protestën ardhshme. Ne do të grumbullohemi këtu të sheshi Zahir Pajaziti të mërkurën me 4 shkurt për të vazhduar nëpër bulevardin Nëna Terezë dhe të Sheshi Skënderbeu…Kjo protestë do të jetë edhe paqësore edhe masive”, tha Kurti.

E, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk foli gjatë për protestën e së mërkurës, por foli për migrimin ilegal, duke thënë se duhet të kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria për këtë.

“Nuk duhet ta kërkojmë fajin tek kojshia, ndoshta ata e kanë për diçka të mirë t’i shohin shqiptarët duke ikur, por ne duhet të kërkojmë përgjegjësi brenda. Sido që të jetë shihemi të mërkurën në shesh”, tha ai.

Por, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi nuk ka dhënë shenja se mund të realizohen kërkesat e opozitës, për çka edhe po organizohen protestat. Ai tha se ato çka Beogradi thotë janë krejtësisht të parëndësishme, sepse tashmë Kosova është e pavarur.

Sipas numrit dy të Qeverisë, ajo çka është jashtëzakonisht me rëndësi është që të angazhohen të gjithë bashkërisht me prioritetet zhvillimore që ndërlidhën drejtpërdrejtë me angazhimet për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës.

“E ritheksoj edhe nga ky moment jashtëzakonisht i veçantë për gjithë kombin shqiptarë se institucionet do të marrin vendimet me të drejta të mundshme në kuadër të respektimit të plotë të Kushtetutës deh ligjeve. Natyrisht përgjegjësitë e kryeministrit janë të përcaktuara qartë dhe është në autoritetin e tij kjo çështje. Kryeministri e ka mbështetjen time në çdo vendimmarrje të mëtutjeshme. Por ne gjithmonë duhet të mendojmë për interesa më madhore. E ritheksoj edhe një herë ajo çka flet Beogradi qoftë për Trepçën qoftë për tjera, krejt janë të parëndësishme për Kosovën”, tha Thaçi.

Me kërkesën për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit dhe sjelljen e ligjit për Trepçën, janë organizuar dy protesta gjithëpopullore në Prishtinë dhe disa të tjera në qytetet tjera në Kosovë. Ndërsa, protesta tjetër gjithëpopullore në Prishtinë do të mbahet të mërkurën me 4 shkurt ./Kosovapress/


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf