Protesta e thirrur nga Berisha, Balla: E ka për hallin e tij, do shpallet ‘Non Grata’ edhe nga BE! Turp, s'duhet të presim miqtë me mitingje

‘Miting’ e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, protestën e thirrur më 6 dhjetor në Tiranë. Ditën kur të gjithë krerët e Bashkimit Evropian do të zbarkojnë në Tiranë, për herë të parë, Berisha njoftoi se do të mbante një protestë mikpritëse. Por për socialistin Balla, ajo që po përpiqet Berisha të arrijë është të shmangë edhe një ‘Non Grata’ të tretë. Ashtu sikurse e ka përmendur shpesh më herët, Balla theksoi se qëllimi i Berishës është të shmangë integritetin e Shqipërisë pasi në qendër të diskutimeve do të jenë lufta ruse në Ukrainë.

“Më lejoni të them që në shtëpinë e shqiptarit është zona e mikpritësit, mitingjet në ditë dasmë, siç është samiti i BE-së, bie ndesh me zakonet tona. Halli i Saliut është aq i madh, sa dhe në ditë feste, dasme, të një samiti që nuk ka ndodhur asnjëherë thirret një miting kundër BE-së.

Unë po them sesi e mendoj dhe sesi e mendon çdo qytetar. Viti ka 365 ditë, në një ditë si 6 dhjetori kur e dimë që ka nivel të lartë të sigurisë... Shqiptari nuk e ka për zakon që ta presë mikun me protestë, shqiptari e ka zakon ta presë mikun siç duhet. Siç u prit George Bush në 2007 dhe miqtë e tjerë të Shqipërisë. Ne na karakterizon mikpritja.

Ka plot ditë të tjera, megjithatë ky është një turp që i takon një personi, për hallin e tij thërret një protestë që BE mos ta shpallë Non Grata. Se ju kam thënë, pas SHBA, Britanisë do e shpallë edhe BE, kujtoni këtu fjalën e Von der Leyen, që KE po shqyrton mundësinë e përafrimit të këtyre personave që minojnë demokracinë. Dhe Berisha është i tillë. Protesta s’është kundër qeverisë shqiptare por për hallin e tij se do shpallet Non Grata.

Sali Berisha është sot i pa pranueshëm dhe për partinë e tij, partinë popullore evropiane. (...)”- tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, u shpreh se asnjë nga thirrjet e Berishës nuk është protestë që i bashkohet populli, por vetëm delegatët e tij.

“Çdo mbështetës i PD-së duhet të kuptojë se ajo nuk është protestë është miting. Se dhe ajo që bëri, s’ishte protestë, ishte miting. Ne si shqiptarë nuk duhet ta pranojmë këtë turp, që na vjen nga një Non Grata nga SHBA, Britania dhe në rrugë për ta marrë nga BE. Protestat e Berishës nuk janë protesta popullore.”- tha Balla.

I pyetur lidhur me sigurinë kibernetike pasi vendi ynë ra pre e një ndërhyrjeje nga hakerat, Balla u shpreh se është lënë një hapësirë në projektbuxhetin e 2023 të miratuar nga mazhoranca pikërisht për këtë çështje. Socialisti shtoi më tej se sulme të tilla nuk janë prezente vetëm në Shqipëri dhe se hetimet kanë ndërthurur edhe forcat e vendit me ndihmën e SHBA-ve.

"Edhe në buxhetin e vitit 2023 ne kemi planifikuar që të japim më shumë mbështetje për sigurinë kibernetike. Por s’është vetëm Shqipëria një vend që ekspozohet ndaj sulmeve të tilla. Edhe vende me kapacitete shumë të larta të mbrojtjes kibernetike, kanë sulmuar Izrael, Arabi Saudite etj. Kjo është përpjekje e vazhdueshme, ajo që duhet të dimë të gjithë është që sulmi ka pasur qëllim të shkatërrojë gjithë strukturën digjitale të Shqipërisë, por s’ja ka arritur dot. Ne vazhdojmë të jemi në konsultim të vazhdueshëm. Hetimet kanë përfshirë edhe FBI-në nga SHBA. "- tha Balla. 

Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

Menjëherë pasi u njoftua protesta, pati edhe një reagim nga pjesa tjetër e Grupit të PD. Deputeti Kreshnik Çollaku thotë se mbajtja e protestës ditën që do të organizohet samiti i BE-së është një gafë e madhe dhe e dëmton opozitën në skenën ndërkombëtare.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja