Lëvizja “Shqipëria Bëhet” zhvilloi sot protestën e 3 kombëtare radhazi para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku Adriatik Lapaj po qëndron pandërprerë prej afro 5 javësh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Në fjalën e tij para protestuesve, Lapaj bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve para godinës qeveritare të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti.
“Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën.
Në këto 12 vite Edi Rama dhe banda e tij ka menaxhuar më shumë se 80 mld euro, më thoni një spital rajonal që e kanë bërë si duhet, më thoni që e kanë bërë si duhet pagat, ku shkuan 80 mld euro”, tha Lapaj.
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" tha se qeveria e kryeministrit Rama është në luftë me qytetarët, pasi ka mbjellë vetëm frikë, varfëri dhe drogë. Ai shtoi se shteti është vënë në shërbim të grupeve kriminale.
“Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kanë kapur shtetin. Përkundrazi, kur droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria mbizotëron, korrupsioni mbizotëron, keqqeverisja mbizotëron, sepse shteti vendoset në shërbim të krimit dhe kjo duhet luftuar. Droga, qoftë e bardhë apo e kuqe, prodhon vuajtje për kombet, prandaj ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës, meritojnë një luftë të madhe të një aleancë ndërkombëtare kundër tyre”,- tha Lapaj.
Në mbyllje të protestës së “Shqipëria Bëhet” është hedhur miell drejt policëve. Aktivistët e Lapajy kanë hedhur miell në drejtim të kordonit të bluve.

Aleati i Berishës, kreu i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri, pas tryezës së fundit të opozitës, ku nuk iu dha fjala dhe u ngrit e iku në mënyrë demonstrative, duket se ka tradhtuar aleancën me PD dhe është afruar me "Shqipëria Bëhet".
Jenisheri është fotografuar si pjesëmarrës në protestën e Adriatik Lapajt.
Komente












