Protesta e Veliajt te Administrativja
 Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për protestën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, te Gjykata Administrative dy ditë më parë.

Ende nuk ka një denoncim nga institucionet në Prokurori, por pavarësisht kësaj asgjë nuk e ka penguar organin e akuzës që të hetojë organizatorët e kësaj protestës. 

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se organizatorët e protestës do të hetohen për veprat penale "organizim të manifestimit të paligjshëm" dhe "kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve", përkatësisht neni 262 dhe 317 të Kodit Penal.

nenet

nenet

(Dy nenet e Kodit Penal për të cilat do hetohet kryebashkiaku Veliaj e protestuesit e tjerë)

Prokuroria e Tiranës pritet të dërgojë fletëhirrje për disa prej personave pjesëmarrës në protestë për t'i pyetur ata në lidhje me motivin e protestës. Mes tyre, në pyetje do të merret edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kujtojmë që në protestën e Bashkisë përpara Gjykatës Administrative të Apelit, morën pjesë edhe deputetë të Partisë Socialiste. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar