Protesta, Erjon Braçe: Nuk ka TVSH për biznesin e vogël, do kontrollojmë grosistët/VIDEO

Protesta, Erjon Braçe: Nuk ka TVSH për biznesin e vogël, do kontrollojmë grosistët/VIDEO

Deputeti i PS, Erjon Braçe ne Report Tv

Biznesi i vogël uli sot qepenët për një orë duke kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH. Ata paralajmëruan se do të vijojnë që të kundërshtojnë vendimin e qeverisë, pasi po i dërgon drejt falimentit, por deputeti i PS, Erjon Braçe që është njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë shpjegoi në Report Tv se nuk ka TVSH për biznesin e vogël.

Braçe deklaroi se përfshirja në skemën e TVSH për bizneset me xhiro 2 milionë lekë bëhet për të kontrolluar grosistët e mëdhenj të cilët bëjnë evazion fiskal duke iu shmangur taksave. Braçe u shpreh se janë mijëra biznese të vogla, të krijuara nga këto të mëdhenjtë për të shmangur TVSH-në. Ashtu si për tarifën për Rrugën e Kombit, Braçe fajësoi qeverinë dhe administratën tatimore se përse nuk iu shpjegoi bizneseve nismën dhe faktin që nuk preken, sipas tij.

Masa synon formalizimin e transaksioneve në treg. Na duhet aleanca me biznesin e vogël, për të kontrolluar grosistët e mëdhenj. Në këtë rast mungon komunikimi i qeverisë. E gjithë administrata fiskale, që nga dhjetori që morëm këtë masë për të formalizuar ekonominë duhet të kishin trokitur në cdo dyqan me letër në dorë për të treguar se cili do të ishte efekti. Këtë ia kam thënë kryeministrit dhe ministrit të Financave.

Erjon Braçe

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë komentoi edhe protestën e opozitës, që doli sot në krah të biznesit të vogël kundër vendimit të qeverisë.

Bumci, Noka, Kulicaj duken si tregtar të vegjël!! Ata janë injorantë. Merre Bumcin dhe Nokën dhe nëse do të shpjegojnë TVSH unë iki dhe jap dorëheqjen. Merre Bashën dhe nëse shpjegon TVSH, unë iki, se secili nga këta nuk e ka haberin.

Erjon Braçe

Gjithashtu Braçe hodhi poshtë edhe deklaratat e opozitës se do të jepet me koncesion mbledhja e TVSH.

Nuk do të ketë asnjëherë koncesion për TVSH. Kjo është histori koti prej 3 vitesh.

Erjon Braçe

Përsa i përket tarifës për banesën, Braçe theksoi se do të përjashtohen pensionistët dhe ata që marrin ndihmë ekonomike.

Ne kemi përjashtuar pensionistët që jetojnë vetëm, por edhe ata që janë me ndihmë ekonomike dhe ata që banojnë në shtëpi që është me statusin monument kulture. Pa përjashtuar pensionistët dhe ata që marrin ndihmë ekonomike qeveria do të ketë luftë, nuk e lë, po e them unë...

Erjon Braçe

Në fund, deputeti i PS komentoi edhe deklaratën e Kryemadhit mbrëmë te ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se Rama nuk do të rinadidojë Veliajn në Tiranë në zgjedhjet lokale të 2019.

Këtë e thoshte kryetarja e një partie tjetër, që po i ikën partia nga dita në ditë. Partia ka forume, vlerëson punën, sikur ka vlerësuar edhe atë. Unë nuk mendoj që Veliaj është në rrezik, puna që ka bërë është e pakrahasueshme me paraardhësit i tij. Pra Veliaj do të jetë kandidat? Për mua po, nëse do të më kërkohet mendim me votë, pas asnjë dyshim do të votoja Veliajn

Erjon Braçe

INTERVISTA E ERJON BRACES NE REPORT TV

Protesta e biznesit dhe opozita...
Bumci, Noka, Kulicaj duken si tregtar të vegjël!! Unë nuk kam qenë sot, isha në mbledhje me Guvernatorin e Bankës, pasi ishte një vit i vështirë për shqiptarët. Por viti fitoi stabilitet vetëm në shtator.

Nuk iu shqetëson protesta për shkak të taksës së re?
Me skemën e re deri në 2 mln lekë të reja cdo mall që blen ka tatimin, TVSH-ja është taksë konsumi që e paguajmë direkt unë dhe ti. Në momentin që tregtari e ngatërron, atëherë pasurohet në kurrizin tim, tëndin dhe të tjerëve. Në këto moment, kur nuk derdh në buxhet TVSH, natyrisht pasurohet në kurrizin tonë dhe buxhetit të shtetit. Njohim TVSH e cdo malli për bizneset. Tregtari është i shqetësuar se nuk po funksionon në disa nga hapat që qeveria ka ndërmarrë për konsolidimin fiskal dhe konsolidimin e ekonomisë. Edhe këtë rast mungon komunikimi i qeverisë. E gjithë administrata fiskale, që nga dhjetori që morëm këtë masë për të formalizuar ekonominë duhet të kishin trokitur në cdo dyqan me letër në dorë për të treguar se cili do të ishte efekti. Këtë ia kam thënë kryeministrit dhe ministrit të Financave.

Ata u ngritën në protestë?
Ata janë injorantë. Merre Bumcin dhe Nokën dhe nëse do të shpjegojnë TVSH unë iki dhe jap dorëheqjen. Merre Bashën dhe nëse shpjegon TVSH, unë iki, se secili nga këta nuk e ka haberin. Kjo duhet të u ishte shpjeguar tregtarëve. Marrim një shembull; Vjen orizi me 60 lekë, 1/6 tatim, e paguan në doganë, e nxori si tregtar për ta shitur me 90 lekë, prapë 1/6 TVSH. Sot janë disa mijëra që këtë orizin e marrin pa faturë TVSH-je, po ky tregtari i madh ku e shkarkon këtë faturën 15 lekë? Por nuk janë pak. Nuk ka TVSH për biznesin e vogël.  Kur i vogli nuk pranon faturë me TVSH, i madhi ku e shkarkon e fut në xhep. Ka krijuar kompani të vogla dhe i ka te oborri i magazinës, që ky i madhi të shkarkojë tatimin këtu për të bërë evazion fiskal. Na duhet aleanca me biznesin e vogël, për të kontrolluar grosistët e mëdhenj. Ata që sjellin nga 350-400 artikuj. Te tregu ku ishte Basha, 80% nuk do të përfshihen në tregun e TVSH se nuk e kalojnë xhiron. Ka njerëz që i dallova sot, që kanë nga 2-3 apartamente këtu.

E keni nisur me Shkëlqim Canin?
Janë goditur plotë, por skema çedon te TVSH. I keni parë këta të tregtimit të naftës, apo të tjerë që kanë krijuar gracka të vogla për të shkarkuar TVSH për të shmangur pagimin e taksave. E gjithë kjo e krijuar sot me klithma dhe injorancë pa hesap, i shërben evazionit të mëdhenjve.

Sot doli Ahmetaj, por duket se ju dilni vetëm kur opozita....
Ahmetaj ka qenë në komision 10 ditë më parë dhe e ka shpjeguar para komisionit.

Por biznesi po ankohet se ka rritje të çmimeve?
Më ndaloi pronari i një bari dhe më tha është rritur çmimi i kolisë me ujë, por ai që e shet, ai është biznes i madh dhe nuk ka arsye të rrisë çmimin e një produkti. Por cfarë ka ndodhur? Ai e ka marrë më parë ujin pa faturë. E ka marrë deri më sot me 30 lekë pa faturë, dhe i madhi nuk ka prerë faturë, dhe ky i vogli ka ndihmuar të madhin të fshehë të ardhurat. Tani ky do të marrë faturë, çmimi është po 30 lekë nga biznesi i madh, por i vogli do të respektojë çmimin real. Por 30 lekë do të jetë prapë.

Po i vogli pse e rrit çmimin?
Administrata Fiskale do të jetë në territor për të monitoruar. Këta që kanë marrë mall pa faturë do të reflektojmë çmimin e tregut

Sa të ardhura do të sjellë në buxhet kjo masë?
Masa synon formalizimin e transaksioneve në treg. Ne nuk kemi parashikuar ndonjë shtesë, mendojmë ta shohim. Deklarimi i parë do të jetë në korrik. Kur të jetë deklarimi i parë do të fillojmë të bëjmë edhe llogarinë. Unë besoj që ndikimi do të jetë i konsiderueshëm.

Opozita ka shqetësim për oligarkët...
Oligarkët opozita i ka në tavolinë. Ishte njëri dje, që është në garë me një tjetër andej nga jugu dhe që thoshte merrni faturat dhe grisni. Por mos ka edhe biznes të madh edhe të vogël ai? Pyetje kam..

Shqetësimi i dytë, koncesioni privat për mbledhjen e TVSH...
Kush janë këta? Përveç Bashës... Nuk ka fare.

Edhe FMN e ka shprehur me shqetësim...
Nuk do të ketë asnjëherë koncesion TVSH

Edhe Ahmetaj këtë qëndrim ka?
Këtë përgjigje kam dhënë. Edhe njëherë, nuk ka koncesion TVSH-je. Kjo është histori koti prej 3 vitesh.

Tarifa për pronën, a ka kapacitet administrata për ta kontrolluar?
Kjo mblidhet nga pushteti vendor. Kjo nuk është taksë e re, sot secili prej nesh paguan 100 lekë cdo muaj për taksën e ndërtesës. Problemi është që paguajmë njësoj, si unë, si ti, si ky që ka dy kate këtu lart paguan njësoj. Ky këtu lart, ka edhe te Ambasador 3 dhe te Abba Center, e dëgjuat një ditë që tha po shkojë atje te zyra e gruas të ha byrek me gjizë. Ne kemi përjashtuar pensionistët që jetojnë vetëm, por edhe ata që janë me ndihmë ekonomike dhe ata që banojnë në shtëpi që është me statusin monument kulture. Pa përjashtuar pensionistët dhe ata që marrin ndihmë ekonomike qeveria do të ketë luftë, nuk e lë, po e them unë...

Kur thoni “ky këtu lart” shpjegojeni që e keni për zotin Basha...
Po, po për atë, Lulzim bej Basha...

Flasim për oligarkët....
Ka edhe gazetarë që ndërtojnë pallate. Ne të dy njërin kemi në mendjen tani...Ai që bën edhe të fortin kur merr ekranin në dorë dhe shan lart e poshtë ka ndërtuar në mes të Tiranës.

Por kush ia dha lejen?
Mos më fusni në sherr me institucionet kushtetuese

Edhe Basha këtë thotë për taksën progresive....po mbrohen të pasurit
Ai zotësia që ka 50 apo 100 vila të mos paguajë më 100 lekë, por për secilën nga vilat që ka si vlerë pasurore, në varësi nga zona të ndryshme. Nuk do të paguajë sa unë dhe sa ti që kemi vetëm shtëpi me pllaka

Mund të kishte diferencim tjetër?
Ta shoshim njëherë, të paguajnë njëherë. Sot paguhet aforfe dhe është 100 lekë

Debati për Rrugën e Kombit...
Rruga e hajdutëve të Kombit

Rruga nuk është përfunduar dhe ju vendosni taksën...
Me cfarë ta ndërtojmë?

Ky është problemi juaj, jo i imi?
Ne preferojmë që ndërtimin e rrugës ta paguajnë ata që e përdorin. Nga taksa e qarkullimit ne marrim 35% të fondit të ndërtimit të rrugëve dhe mirëmbajtje. Me kaq para nuk mund të ndërtohet ajo rrugë, kërkohen 200 milionë të tjera dhe është normale që përfundimin ta paguajnë ata që e përdorin. Kemi paguar boll ne të tjerët, 1.3 miliardë euro. Për ata banorë të zonës duhet të jenë të përjashtuar. Zero për këta. Për të gjithë të tjerët të jepet mundësia e transportit urban pa kosto shtesë. Autobusit dhe mjetet e tjera që janë licencuar, të jenë të çliruar nga pagesa, pra zero edhe këta. Për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, duhet tarifë të reduktuar, abone. A mund të testohej më parë? Po, dhe për këtë e fajësoj unë qeverinë. Të bënte testimin pa pagesë për të identifikuar këto grupe, për të cilat do të ketë një vendimmarrje të shpejtë. Për 2 muaj do të mbyllet

Tarifa 5 euro për të tjerët nuk do të ndryshohet?
Jo!

A është Veliaj kandidat i PS për zgjedhjet e ardhshme?
Për shkak se ju hyni edhe në telefon. Keni avancuar. Dje kam qesh me lot, pas cdo flesh-i që vinte në telefonin tim, dhe një nga flesh ishte që ‘Veliaj është në rrezik’. Këtë e thoshte kryetarja e një partie tjetër, që po i ikën partia nga dita në ditë. Partia ka forume, vlerëson punën, sikur ka vlerësuar edhe atë. Unë nuk mendoj që Veliaj është në rrezik, puna që ka bërë është e pakrahasueshme me paraardhësit i tij..

Po me Ramën?
Tirana ka pemë falë Ramës, nesër do të ketë më shumë falë Veliajt

Pra Veliaj do të jetë kandidat?
Për mua po, nëse do të më kërkohet mendim me votë, pas asnjë dyshim do të votoja Veliajn

Faleminderit që ishin në studio....
Besoj u sqaruam se po të më vendosësh në kandar me Aldo Bumçin. Se unë i shkreti vetëm deputet kam qenë, jo ministër. Ju ftoj ta thirrini Boden, pasi ka propozuar pranë qeverisë ka kërkuar nga 5 ta bëjë në 2. Në 2010 Bode ka nxjerrë nga ministria e Financës për pragun e TVSH nga 5 mln në 2 mln.

Por, ata morën një milion shuplaka?
Jo, pasi nuk e bënë këtë evazioni dhe borxhi kërceu mbi 70%

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb