Protesta kundër TVSH përçan biznesin e vogël, refuzohen deputetët e PD-LSI: Po bëni politikë

Pas thirrjes së Shoqatës së Biznesit, biznesi i vogël protestoi sot, duke ulur qepenat për një orë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Tregu i Medresesë, ai Elektrik, Industrial dhe tregu Çam në kryeqytet mbyllën dyert për një orë. Gjithashtu edhe tregje në rrethe i janë bashkuar protestës. Tregtarët paralajmërojnë se vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël do t'i çojë ata drejt falimentimit. 

Por jo të gjithë tregtarët i janë bashkuar protestës kundër vendosjes së TVSH. Ata kanë refuzuar prezencën e deputetëve të PD-LSI, të cilët i kanë akuzuar se po bëjnë politikë. Përplasje pati te Tregu i Medresesë ku deputetit demokrat, Flamur Noka, iu kërkua të largohej nga tregu.

Edhe te Tregu Ushqimor pati debate kundër prezencës së deputetëve të opozitës. Tregtari i një dyqani që nuk ishte solidarizuar me protestën i kërkoi llogari Halim Kosovës për tetë vitet e qeverisjes së PD duke iu drejtuar "Çfarë do që vjen këtu?", ndërsa pati edhe thirrje kundër kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Gjithashtu, deputetë të PD dhe LSI, mes tyre Endrit Braimllari i LSI, janë përplasur fizikisht me tregtarët, të cilët kanë vendosur të vijojnë punën e tyre normalisht dhe të mos ulnin qepenat.

Solidarizim me thirrjen që është bërë nga shoqata e biznesit për mbylljen me një orë të biznesit. Më pas të shohim se çfarë do bëjmë. Po shkojmë drejt falimentimit, ajo që po bën kjo qeveri po na çon në falimentim. Rritja e TVSH-së do ketë rritje të çmimeve që nuk përballohen nga populli. Ne paguajmë taksë pastrimi, taksë shkolle, siguracione edhe një taksë TVSH-je donim ne dhe mbarojmë.  

Tregtar te Tregu i Medresesë

Protesta u paralajmërua disa ditë më parë për të kundërshtuar përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. Protestën një orëshe e ka mbështetur edhe opozita ku gjatë uljes së qepenave në disa tregje janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.  

Rruga Durrësit: Edi Paloka, nga LSI Nora Malaj

Don Bosko: Edmond Spaho. Nga lsi Shezai Rrokaj

Rruga Kavajes: Florion Mima Kleves Balliu, floida kerpaci

Tregu ushqimor: Halim Kosova, Xhemal Gjunkshi, silva caka

Tregu fak. Ndertimit: Aldo Bumci, Flamur Noka, Endrit Braimllari

Tregu tek Medreseja: Jorida Tabaku, Romeo Gurakuqi, Viktor tusha

Tregu i elektroshtepiakeve: Isuf Cela, Myslym Murrizi, Ervin Salianji, Valentina Duka

Tregu cam dhe Myslim Shyri: Genc Pollo, Gent Strazimiri, Kejdi Mehmetaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Cilat janë qytetet ku bizneset e vogla nuk iu bashkuan protestës

Disa biznese të vogla në mbarë vendin protestuan sot për një orë kundër vendosjes së TVSH. Shumë biznese ulën qepenat në orën 11:00-12:00, në pikat kryesore në kryeqytet dhe disa qytete të tjera, ndërsa pati edhe nga ato qytete ku biznesi nuk iu bashkua protestës.

VIDEO/Protesta në rrethe kundër TVSH pë biznesin e vogël

Të tillë ishin bizneset e vogla në tre qytetet e mëdha, Sarandë, Vlorë, Kukësi dhe Gjirokastër, të cilët zgjodhën të vazhdojnë punën e tyre normalisht, duke mos iu bashkuar protestës për uljen e qepenave.

Protesta ishte shumë e vakët edhe në disa qytete të tjera, si Korça dhe Lezha, ku shumë pak biznese u bashkuan në protestë. Ndërsa, u ulën qepenat në Shkodër, Fier, Berat.

Ora 12:44
Blerësja ironizon Kryemadhin: Ç'a ka që pëllet? Ajo ka burrin President/VIDEO

Ashtu siç edhe pritej prezenca e deputetëve të PD dhe LSI në protestën e tregtarëve të vegjël ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e këtyre të fundit. 

Protesta u paralajmërua nga Shoqatat e Biznesit, por asaj iu bashkua edhe opozita katër ditë pas mosbindjes civile ku u bllokuan katër akse rrugore. 

Teksa një numër i konsiderueshëm biznesesh ulën qepenat, një gjë të tillë nuk e bënë disa biznese të tjera. Te Tregu Ushqimor pati polemika mes deputetit të PD, Halim Kosova dhe tregtarëve të cilët nuk iu bindën apelit për uljen e qepenave. 

Ndërsa, një prej blerëseve lëshoi thirrje kundër kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. “Pse del dhe pëllet Monika Kryemadhi atje. U bë surrati i saj...Ajo ka burrin President”, tha blerësja duke refuzuar të mbyllë dyqanin për një orë. 

Ora 12:31
Flamur Nokën e përzënë nga Tregu i Medresesë: Shkoi ora 12:00, liro punën

Aministratori i Tregut të Medresesë ka kërkuar largimin e deputetëve të PD nga tregu ku po zhvillohej protesta një orëshe duke mbyllur qepenët kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. 

Teksa ora po shënonte 12:00 ai i ka kërkuar deputetit Flamur Noka të largohej pasi tregu do riniste punën normalisht. 

Debati te Tregu i Medresesë:

Administratori i tregut të Medresesë: Shko ora 12:00, duhet të lironi punën në treg. 

Flamur Noka: Largohu ti nga këtu...

Administratori i Tregut të Medresesë: S’më largon dot ti nga puna ime...kjo është puna ime. 

Flamur Noka: Ju i bëni presion dhe iu merrni paratë tregtarëve, prandaj nuk doni që të jemi këtu. Vijnë tatimet dhe i kërcënojnë. 

Administratori i Tregut të Medresesë: Nuk është e vërtetë. Politikanët të bëjnë politikë në Kuvend. 

Agron Kuliçaj: Vazhdo rrugën, shko dhe merr paratë e Edi Ramës atje. 

Ora 12:07
FOTO/ Tregtarët tallen me Bashën: Dyqani hapet më 18 maj, duam qeveri ...

Shumë biznese të vogla në vend kanë ulur qepenat sot nga ora 11:00 deri në orën 12:00, duke kundërshtuar TVSH. Protesta e tregtarëve është shoqëruar dhe me incidente e përplasje, teksa në sfond u shfaqën edhe deputetët e PD dhe LSI.

Kjo nuk ju ka pëlqyer shumë tregtarëve, të cilët kanë kërkuar largimin e tyre nga protesta, ndërsa nuk kanë kursyer dhe ironitë me marrëveshjen politike të 18 majit 2017, mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Me ironi, tregtarët kanë shkruar në letra dhe i kanë ngjitur në qepenat e ulur se ‘dyqani hapet më 18 maj. Duam qeveri Rama-Basha’.

Ora 11:55
FOTO/ Nuk ulin qepenat, deputetët e PD-LSI përplasen fizikisht me tregtarët

Protestës së bizneseve të vogla i janë bashkuar sot edhe deputetë të PD e LSI. Protesta është shoqëruar dhe me incidente, teksa disa deputetëve nuk iu ka pëlqyer fakti se jo të gjithë bizneset kanë ulur qepenat për t’iu bashkuar protestës.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, disa deputetë të PD dhe LSI, mes tyre Endrit Braimllari i LSI, janë përplasur fizikisht me tregtarët, të cilët kanë vendosur të vijojnë punën e tyre normalisht dhe të mos ulnin qepenat.





(Momentet kur deputetët përplasen me tregtarët)

Ora 11:45
‘Çfarë do që vjen këtu’? Tregtarët debat me deputetin e PD, Halim Kosova

Tregtarët e Tregut Ushqimor në Tiranë kanë kundërshtuar prezencën e deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë protestës për uljen e qepenave për një orë.

Pranë tregtarëve ka shkuar deputeti i PD, Halim Kosova i cili është ndalur te një dyqan i cili nuk i ishte bashkuar thirrjes për të mbyllur qepenat. 

"Çfarë do që vjen këtu?. Ku ishit ju më përpara? Ju ishit 8 vjet në pushtet me atë Lulon, se nuk e di a ke qenë ti apo jo?”, i janë drejtuar tregtarët deputetit demokrat, i cili pas debateve është larguar nga tregu ushqimor i kryeqytetit. 

Ora 11:32
'Rama ik', edhe tregtarët e Shkodrës ulin qepenat: Jemi në borxhe

Edhe tregtarët e Shkodrës i janë bashkuar protestës së sotme të biznesit të vogël për uljen e qepenave. Report Tv ka ndjekur nga afër situatën në qytetin verior, ku tregtarët të mbledhur së bashku kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, me pretendimin se nuk përballojnë dot taksat.

“Ne jetojmë me borxhe. I kam atletet aty, asnjë s’kam shitur. Si mund ta mbaj familjen. Qeveria mos të na i shtojë taksat, sepse nuk jemi të zotët të mbajmë familjet. Gjysma e tregtarëve këtu janë me borxhe në Tiranë”, tha njëri prej tregtarëve.

Ora 11:17
Shehi krah biznesmenëve te Tregu Elektrik: Qeveri arrogante, s'merr vesh nga ekonomia

Deputeti demokrat, Dashamir Shehi, i është bashkuar protestës së biznesit të vogël në kryeqytet. Shehi ka shkuar këtë paradite te Tregu Elektrik, aty ku bizneset kanë ulur qepenat.

Për mikrofonin e Report Tv, Shehi deklaroi se kjo është një protestë simbolike për t’i dhënë një shenjë qeverisë se taksa e vendosur është arrogante.

“Kemi ardhur për të mbështetur këtë protestë simbolike, vetëm një orë, nuk e dëmton biznesin, por për t’iu dhënë një shenjë këtyre që vënë taksa në mënyrë arrogante. Këta me zor mbajnë veten, ndaj taksa është e tepërt, dëmton tregun e punës, biznesin e vogël në përgjithësi. Nuk është kjo rruga për të zgjidhur problemet qeveria. Është shumë e parëndësishme taksa, dhunë ndaj më të varfrit, me krijuar psikozën se kjo qeveri mund të marrë gjithçka. Ky është motivi i vetëm”, tha Shehi.

Kërkesa ndaj qeverisë?
Këta nuk marrin vesh nga ekonomia, por kanë vetëm një qëllim, të dhunojnë qytetarin se vetëm kështu si në kohë të Enver Hoxhës do t’i kenë të gjithë nga pas.

A është ekstreme kjo masë?
Nuk do vdesin të gjithë, por nëse këta njerëz këtu kanë fituar sa për të mbajtur familjen, s’do ju mbetet më asgjë, s’do jetojnë’.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berat: 10/04/2018 16:16

    si bini dot rames i bini bashes nje fjale erte thote si bie dot gomarit i bie samarit turp tju vij duhet ndare kur e kane per qellim te mire cte keqe ka

    Përgjigju
  • Donela: 10/04/2018 14:59

    Nje keshille miqsore per dr.Halim Kosova,mos u perdor ne menyren me te shemtuar nga nje hajdut si Lul Basha dhe nje pleher si Monika Kryemadhi,kjo nuk te nderon aspak.

    Përgjigju
  • lezha: 10/04/2018 14:04

    po mire nese jan mire le te rrine ja pafshin hajrin qeverise . ne jemi popull qe pjellim diktature. sj hum mire te na behet.

    Përgjigju
  • Fredi: 10/04/2018 12:09

    Ore dakort per protesten, po keta hijenat e LSI - PD cfare duan? Perse me zorr do i mbyllin qepenst ata qe nuk duan? Keta po e cojne vendin ne konflikt civil. A punon policia dhe prokuroria apo mjaftohen vetem me deklarata ne TV? Nese qeveria nuk e perballon dot situaten atehere te jape doreheqjen dhe ta coje vendin ne zgjedhje. Nuik mund te perseritet ' 97 se i do trapi ketyre te vijne ne pushtet me dhune.

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/04/2018 11:29

    Detyra e te pasurit eshte te vjedhe te varferit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja