Protesta, Flamur Noka: Qeverinë 
e rrëzojmë me mjete demokratike

​Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u shpreh për Report Tv se opozita do përshkallëzojë protestat deri në rrëzimin e qeverisë me mjete ligjore. 

"Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Do përdorim çdo mjet demokratik për rrëzimin e qeverisë. Nuk i rikthehemi normalitetit. Të jeni të sigurt që opozita përfaqëson vullnetin e qytetarëve. Mes interesave të qytetarëve dhe vullnetit të tyre, gjithmonë ka triumfuar dhe do triumfojë vullneti i qytetarëve", u shpreh Noka.  

I pyetur për vonesat në procesin e integrimit, Noka tha se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në BE pa u çliruar nga krimi dhe korrupsioni.  

"Prioriteti numër një është që vendi të ketë liri dhe demokraci. Një vend pa liri, demokraci, i rrënuar, i shkatërruar, i tëri i mbuluar me drogë, i mbuluar me krim dhe korrupsion, nuk mund të ketë integrim pa u çliruar nga krimi, korrupsioni, droga dhe pa u vendosur standardet demokratike. Regresin e përfaqësojnë këta që janë në pushtet. Nëse sot Shqipëria është larg hapave të integri mit është për shkak të kësaj oligarkie që është në pushtet", tha Noka.  

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, ashpërsoi retorikën politike gjatë mesditës kur bëri thirrje për dhunë

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca