Protesta, Kelani: Janë plagosur 19
policë, 22 protestues të arrestuar 

Protesta, Kelani: Janë plagosur 19<br />policë, 22 protestues të arrestuar 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një lidhje telefonike për A1 Report ka theksuar se nga protesta në Prishtinë kanë mbetur 19 policë të plagosur.
 
Ai tha se deri më tani janë arrestuar 22 protestues, ndërsa dy qytetarë të prishtinës që s’kishin lidhje me protestën janë lënduar nga sendet e forta që hidhnin protestuesit.
 
Kelani tha se gjatë zhvillimit të protestës, janë hedhur mjete të forta në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
 
“Organizatorët nuk kanë kërkuar që protestuesit të shpërndahen, ndaj ne jemi detyruar të veprojmë, në mënyrë që qytetarët e tjerë të lëvizin lirshëm në shesh”, theksoi Kelani. Sipas tij tani situata në Prishtinë është e qetë dhe nën kontroll të policisë. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf