Ndonëse protesta e sotme kombëtare u katandis duke mbledhur rreth 100 protestues, PD duket se është e kënaqur me aksionin para Kuvendit. Në një mesazh drejtuar strukturave PD iu thotë se aksioni ishte shumë i fortë dhe u bëjnë thirrje militantëve që të mblidhen sërish në protestë para Kuvendin në orën 18:00.

“Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji. Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit.

Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre. Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti. Të jemi të gjithë bashkë”, thuhet në mesazh.


Lajmi kryesor:

Protesta kombëtare mbledh 100 veta, PD e ‘kënaqur’: Aksion i fortë! Tensione me efektivët, policia spraps me spray me piper demokratët e ‘flamingot’ (PAMJE ME DRON)