Deputetja Jorida Tabaku duke u shprehur kundër territoriales tha se kjo reformë duhet t'i shërbejë qytetarëve. Sipas saj një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet.
"Sot po na kërkojnë të votojmë reformën territoriale. Po çfarë përfitojnë qytetrët nga kjo reformë që po i vizatohen kufij në hartë. I vetmi diskutim që kam dëgjuar sot ishte ne fitojmë Divjakën, fitojmë Poliçanin por për qytetarin kush mendon. Sot Tirana është kthyer jo në një çerdhe, por universitet korrupsioni. Nuk është bërë një bilanc i asaj që ndodhi në 2015. Sot dështimet po i vuajnë qytetarët, ato që largohen nga Shqipëria. Territori nuk është pushtet por indentitet dhe kjo reformë i ka shkelur sot këto parime. Një komunitet që bashkohet me një komunitet tjetër humbet një kryetar bashkie. Kjo duhet të ishte një reformë që t’i mbetej qytetarëve. Një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet”, tha Tabaku"
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Territorialja’/ PD: Po asgjësoni 15 bashki pa konsultim! PS: Asnjë shërbim nuk largohet! ‘Pendohet’ Sinaj, Braçe kritika, qëndron në foltore përtej kohës: S'është reformë







