Taulant Balla ka postuar në Facebook një video me dron ku shprehet se "sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove".

“Sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove. Ata u distancuan nga dhuna dhe nga uzurpatorët e protestës, kjo tufë delirantësh të cilët çdo ditë vetëshpallin, njëlloj si ish-shoku ynë Luli, republika dhe kuvende të reja. Me gjithë përpjekjen e bufit të kënetës së SHQUP-it, zogjtë e dalë nga vezët e tij Tiku&Goni, bashkë me ta Qorri apo ndonjë mbetje jetër politike, ëe gjithë sëbashku nuk mblodhën dot sot në Tiranë aq njerëz sa të paktën për një mandat parlamentar. Sa për diasporën ua ka dhënë përgjigjen me vote”, shkruan Balla.

Më tej, kreu i grupit parlamentar të PS shprehet se po afrohet dialogu me protestuesit që kanë pasur vërtet si shqetësim natyrën.

“Po vjen koha e dialogut me qytetarinë e bukur të bulevardit të flamingove, ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit, dëgjimin dhe reflektimin tonë”, shton Balla.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tao t: 04/07/2026 22:20

    kur i filmove keto pamje o tao tao, ne oren 12 te drekes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?