Protesta, kreu i të Rinjve të Djathtë
Europianë thirrje Metës:Lëre Ramën

Protesta, kreu i të Rinjve të Djathtë<br />Europianë thirrje Metës:Lëre Ramën
Partia Demokratike kishte ftuar në protestën e sotme para Kryeministrisë Kryetarin e Unionit të të Rinjve të Djathtë në Europë Javier Hurtado Mira dhe kryetarin e Forumit Rinor të CDU në Gjermani, Paul Ziemiak.
 
Kryetari i të rinjve të PPE, Javier Hurtado Mira deklaroi se Shqipëria është e kërcënuar  nga një qeveri socialiste, ndërsa i bëri thirrje Metës të shkëputet nga Rama dhe të marrë përgjegjësitë për situatën që po kalon vendi.
 
Spanjolli Javier Hurtado Mira gjithashtu u bëri thirrje ambasadave që të shohin atë që po ndodh në Shqipëri.
 
"Rroftë Shqipëria e lirë. Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri.
 
Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër.
 
Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria.
 
Shqipëria është e kërcënuar  nga një qeveri socialiste, prandaj ju nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë.
 
Duhet një qeveri teknike. Në emër të të rinjve të Europës, duhet të përdorni rrjetet sociale për të mundur të gjitha mediat e kontrolluara nga qeveria.
 
"Rama ik në shtëpi". Nuk duhet të keni frikë, do të fitoni nëse do të jeni këtu deri në fund.
 
Duhet një qeveri e drejtë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
Thirrje ambasadave që të shohin se cfarë po ndodh në Shqipëri
" deklaroi Javier Hurtado Mira.
 
Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemiak u shpreh se ka ardhur si qytetar në protestën e PD, ndërsa tha se është mik i Bashës dhe i u bëri thirrje demokratëve të qëndrojë të palëkundur deri në krijimin e qeverise se re.
 
"E kemi dëgjuar zhurmën e protestës deri në Gjermani. Të premten vendos të vij këtu dhe t'iu mbështes.
 
Erdha si qytetar i botës së lirë. Në mbarë botën e dëgjojmë zërin tuaj dhe duam t'iu mbështesim.
 
Erdha pasi arsyeja e dytë është se Basha është miku im. Me Bashën jam takuar disa herë dhe gjëja e parë që më tha sonte është që këtë gjë po e bën jo për veten te tij, por për fëmijët e tij dhe popullin.
 
Brezi i ri të ngrejë zërin fort me Bashën. Është koha të merreni në dorë të ardhmen tuaj
" deklaroi ai.
 
Pas fjalës së tyre Basha tha se nuk tërhiqemi nga kërkesat tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, pasi na mbështet e gjithë Europa.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’