Protesta kundër INUK në Vlorë
Basha: Mos dilni, mbroni shtëpitë

Protesta kundër INUK në Vlorë<br />Basha: Mos dilni, mbroni shtëpitë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur mbështetje për banorët e lagjes “Kushtrimi”që protestojnë kundër aksionit të INUK për prishjen e banesave për të ndërtuar rrugën Transballkanike. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se banorët duhet të bëjnë rezistencë ndaj arrogancës dhe shurdhërisë se pushtetit.
 
Kreu i PD thotë se është në krah të qytetarëve të Vlorës, ndërsa bën thirrje që ata të mos lëvizin nga shtepitë e tyre. Basha shkruan se Rama dhe ushtarët e tij do të përballen me ligjin për këto padrejtësi që po bëjnë sipas tij. 


Postim në rrjetin social Facebook i kreut të PD, Lulzim Basha

Jemi ne krah te vlonjateve. Rezistence ndaj arrogances dhe shurdherise se pushtetit.Bandat represive te Rames po terrorizojne mbi 500 banore te Vlores. 4 dite kohe ju kane dhene te dalin nga shtepite e nje jete, te ndertuara 10 deri ne 25 vjet me pare. Duan te shembin pa demshperblim mbi 120 banesa dhe te flakin mes kater rrugeve femije, pleq, burra dhe gra te pambrojtur.Keto forca te shkaterrimit te prones te grupuara si ish-INUK nuk funksionojne ne baze te asnje ligji. Kjo strukture e jashteligjshme ka shkaterruar pa asnje vendim, pa asnje leter shteti mbi 350 milion dollare prona te qytetareve ne te gjithe vendin.Jemi ne krah te vlonjateve. Te rezistojne ndaj se keqes, te mbrojne pronen dhe familjen. Mos te levizin nga shtepite pa vendime te institucioneve dhe pa folur drejtesia. Vetem diktaturat shkelin ligjin, shkelin mbi jeten dhe pronen e njerezve.Kjo nuk do te tolerohet me ne Shqiperi. Kemi luftuar ne 20 vjet te shenjterojme pronen, te shenjterojme supremacine e qytetarit dhe jo sakrifikimin e tij per tekat dhe arrogancen e shurdher te Rames me kompani.Partia Demokratike e siguron kryedhunuesin e ligjit dhe ushtaret e tij, se nuk do i shpetojne drejtesise. Ka ardhur koha te paguajne per dhimbjet qe po u shkaktojne shqiptareve. Te gjitha faktet dhe deshmite do mblidhen per nje proces gjyqesor si nuk e ka pare kurre historia e ketij vendi. Nuk do te shpetoje asnje birbo qe zevendeson shtetin ligjor me shtetin personal te dhunes dhe paligjshmerise.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë