Protesta, lëvizja Vetëvendosje ​
sulmon Ambasadën e Malit të Zi

Protesta, lëvizja Vetëvendosje ​<br />sulmon Ambasadën e Malit të Zi
Një incident i rëndë diplomatik është shënuar në përfundim të protestës së VV, kur një numër protestuesish kanë gjuajtur me gurë edhe ambasadën e Malit të Zi në Kosovë që gjendet në sheshin 'Nënë Tereza'.
 
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmi ka ndodhur kur policia filloi të pastronte turmën e protestuesve nga sheshi.
 
Përkundër forcave policore, disa aktivistë të VV kanë gjuajtur xhamat e Ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Prishtinë që gjendet në katin e dytë të ndërtesave në Sheshin 'Nëna Terezë'.
 
Një situatë e tendosur ka ndodhur edhe në Podgoricë me protestues nacionalistë serbë por Ambasada e Kosovës nuk pësoi dëme atje. Fatkeqësisht në Kosovë ndodhi e kundërta.
 
Lëvizja Vetëvendosje vitin e kaluar pat ndalur me dhunë edhe një panel në Hotelin 'Emerald' ku u mbajt Forumi i Miqësisë Kosovë - Mal i ZI me pjesëmarrje të qeverisë malazeze.
 
Atëherë disa aktivistë të VV e ndërprenë me dhunë panelin me pankartën që thoshte: "Në Mal të zi shqiptarët shtypen. Kjo nuk është miqësi!"
 
Mësojmë se në mbrëmje është dërguar edhe njësiti forenzik i policisë për të zbuluar atakuesit e Ambasadës malazeze./Gazetaexpress/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf