Protesta me 4 viktima në SHBA/ Mediu: Sjellje anti-kushtetuese! Pritja e Ramës në Turqi? Butafori elektorale

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e ka cilësuar si një sjellje anti-kushtetuese protesta në SHBA, aq më tepër që u regjistruan 4 viktima. I ftuar në emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report Tv, Mediu tha se ky është një akt që dëmton interesat e SHBA-së.

"E rëndë nga mënyra se si ndodhi, një sjellje anti- kushtetuese, pati edhe frymëzim nga momente politike që nuk ka ndodhur në SHBA, për më tepër pati 4 viktima. Kam pasur kontakte me disa kongresmenë të gjithë demokrat dhe republikan dënojnë këtë akt, të paligjshëm në dëm të interesave të SHBA. 'Asnjë politik nuk duhet të jetë më e rëndësishme se SHBA', tha Bush, dhe këtë duhet ta ketë parasysh edhe Trump. Kongresi thjesht hapte votat dhe i lexonte", tha Mediu në Report Tv.

Duke u ndalur te zhvillimet më të fundit në SHBA, Mediu tha se debati më i madh është nëse Trump mund të rikandidojë për president dhe shanset që ai ka për t'u shkarkuar.

"Debati më i madh sot në SHBA është nëse  mori fund Trumpizmi me atë që ndodhi dje dhe një nga diskutimet është ideja e Trump për të rikandiduar. Një nga rrugët për të mos e pasur këtë mundësi është që një numër i caktuar i Trump kërkojnë shkarkimin e tij, derisa të bëhet inaugurimi, por deri në zyrtarisimin është një periudhë e shkurtër", tha ai.

Përtej zhvillimeve ne SHBA, Mediu komentoi edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe pritjes që iu bë nga presidenti Erdogan. Për Mediun, ajo ishte një pritje butaforike elektorale, që sipas tij është një tregues që Erdogan ndërhyn në politkën e brendshme të Shqipërisë. Mediu tha se Shqipëria duhet të ketë një drejtim të qartë të politikës së jashtme dhe partnerëve që ka në krah.

"Turqia është një vend mik, por ne duhet të dimë të ruajmë padyshim ndac nderin ndac integritetin kombëtar ajo që pashë dje e them mirëpritje, por të organizuar në nivelin e një butaforie elektorale.  Dhe nuk është hera e parë qe Erdogan ndërhyn në çështjet e brendshme.  Një marrëdhënie mes shteteve nuk duhet të jetë individiale, por një marrëdhënie historike që ka qëllime të përbashkët. Kjo tregoi që Shqipëria ka vetëm një njeri që vendos dhe mund të bëj çdo gjë, një njeri që bën si të dojë qejfi i tij. Nuk mund të ndërhysh në procesin zgjedhor të vendit tonë. U bë një spital në Fier dhe kjo e zgjidhi problemin e Shqipërisë? Ka një spital privat që ka bërë 5 spitale të tjera. Unë dua të shoh në këtë vizitë sa i shërben qytetarit, jo Ramës. Ne sot po shkojmë drejt një shtet që ka vetëm një njeri që nuk pyet as për ligj e as kushtet. NATO dhe BE këto janë dy boshte  politike të jashtme, partneritet strategjik me SHAB she BE. (...) Rama ka homolog kryeministrin, jo Erdogan. Ka një tendencë të turqve për të pasur një influencë më të madhe në komunitetin musliman në Shqipërinë dhe ajo që mua më intereson është që Shqipëria të ruaj identitetin kombëtar. Rama ka interes vetëm për shfaqejen për t'u dukur se ky pritet si një lider, por kështu janë pritur të gjithë liderët", tha Mediu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2021 01:42

    Amerika mbeti ta analizosh ti,vazhdo me Erdoganin,se nga nje oborr jeni!!

    Përgjigju
  • Cami: 07/01/2021 16:25

    O i dhjere ke fytyre te thuash per Ramen butafori elektorale? Bastard, qe nuk ke punuar asnje dite, por ke vjedhur nen hijen e politiqenerve. Per hir te trafikanteve te armeve, vrave 26 vete e plagose 300 te tjere ne Gerdec.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 07/01/2021 13:33

    Krimineli Fatmir Mediu ne litar e pak e ka.

    Përgjigju
  • O tej: 07/01/2021 13:19

    I Fatmir muti o vrases qe te kullojne duart gjak o surrat hale ke gojw me fol ti o zorrebytje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg