Kongresi certifikon Joe Biden, Trump rrezikon shkarkimin! Ç'ndodhi dje në Uashington, pamjet që shokuan botën

"Në bazë të të dhënave që ne disponojnë deklarojmë se Joe Biden dhe Kamala Harris do të jenë presidenti dhe zëvëndës presidentit sipas fletëve të votimit që na janë dhënë.", ka qenë kjo deklarata e bërë nga senatorja e Minesotës Amy Klobuchar, një nga katër "tregimtarët" e caktuar nga Dhoma dhe Senati për të numëruar votat e kolegjit elektoral, duke i dhënë kështu fund një periudhe tejet të trazuar, të kundërshtive, akuzave për manipulim zgjedhjesh dhe protestave të dhunshme për të parën herë në Capitol Hill.

Kongresi Amerikan ka certifikuar kështu demokratin Joe Biden si President të 46 të SHBA-së. Senati dhe Dhoma  pas orësh të gjata diskutimesh refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat poshtë votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Zëvëndës presidenti Mike Pence, mbikëqyri procesin e certifikimit dhe konfirmoi Kongresin se nga 538 votat e kolegjit elektoral të hedhura, Joe Biden dhe Kamal Harris morën 306 dhe Donald Trump dhe Mike Pence morën 232 - duke pasqyruar rezultatet e Zgjedhjet e Nëntorit.

Sesioni normal i Kongresit u ndërpre ditën e djeshme për shkak të protestave që përfshinë ndërtesën e Capitol-it. Seanca rinisi dhe vazhdoi gjatë gjithë natës pasi u pastrua ndërtesa.

Ndërkohë që mediat amerikane shkruajnë se disa anëtarë të kabinetit të Presidentit në detyrë Donald Trump kanë diskutuar për largimin e tij duke zbatuar Amendamentin e 25-të në Kushtetutën amerikane.

Joe Biden dhe Kamala Harris do të marrin zyrtarisht detyrën më 20 Janar, në një kohë kur vendi është më i përçarë se kurrë .

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Demokratja Nancy Pelosi kërkon largimin e Trumpit: Nxiti kryengritje të armatosur kundër Amerikës

1610054473_Pelosi704x450.png

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja, Nancy Pelosi bëri thirrje që presidenti Donald Trump të largohet menjëherë nga zyra, përmes aktivizimit të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, një ditë pasi protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan Kongresin amerikan.

Pelosi tha se Trump ka kryer “akt të kryengritjes” pasi dje nxiti kryengritje të armatosur kundër Amerikës.

Sipas Pelosit, qëndrimi i Trumpit në pushtet do ta dëmtonte vendin. “Çdo ditë mund të shndërrohet në një shfaqje horrori për Amerikën”, tha ajo.

Ndwrkaq shtoi se demokratët po bëjnë thirrje që Trump të largohet përmes procesit gjyqësor, që njihet si “impeachment”.

Ora 18:55
Kryemadhi uron Biden dhe Harris për fitoren në zgjedhjet amerikane: SHBA-të janë partnerë strategjikë të Shqipërisë

Pasi Kongresi Amerikan ka certifikuar demokratin Joe Biden si President të 46 të SHBA-së, ka reaguar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila ka uruar Biden dhe Kamala Harris për fitoren, ndërsa ka thënë se SHBA-të janë aleatë, partnerë strategjikë të Shqipërisë.

“LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid. Në emër të LSI kam kënaqësinë të uroj Presidentin e Zgjedhur të SHBA zotin Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, zonjën Kamala Harris për zgjedhjen e saj, si një arritje historike për gratë në Amerikë dhe një shembull i shkëlqyer për gratë nëpër botë.

LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë dhe unë pres të punojmë së bashku me Administratën e re për të afruar vendet tona e për realizimin e synimeve të përbashkëta”, thotë Kryemadhi.

Ora 18:37
Senatori Schumer bën thirrje që Trump të hiqet nga detyra pas trazirave në SHBA

1610041142_Capture2.jpg

Kongresi Amerikan ka certifikuar demokratin Joe Biden si President të 46 të SHBA-së. 

Udhëheqësi Demokrat i Senatit të SHBA Chuck Schumer tha se nënpresidenti Pence duhet "menjëherë" të thërrasë Amendamentin e 25-të dhe të heqë Presidentin Trump nga detyra.

"Ajo që ndodhi dje ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti", tha Schumer, në një deklaratë.

"Ky president nuk duhet të mbajë detyrën një ditë më gjatë”, vijoi ai.

"Mënyra më e shpejtë dhe më efektive mund të bëhet sot, për të hequr këtë president nga detyra do të ishte që Zëvendës Presidenti të kërkonte menjëherë amendamentin e 25-të. Nëse Zëvendës Presidenti dhe Kabineti refuzojnë të ngrihen në këmbë, Kongresi duhet të mblidhet përsëri për të shkarkuar presidentin", vazhdoi Schumer.

Deklarata e Schumer vjen pasi një numër demokratësh kongresistë të mërkurën i kërkuan Pence të kërkonte amendamentin e 25-të.

Ora 17:25
Llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram janë mbyllur për një kohë të pacaktuar

Llogarite e presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale janë pezulluar pas trazirave që ndodhën në Kongres, e ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52 të tjerë.

Zuckerberg tha se bllokimi do të mbetet në llogaritë e Facebook dhe Instagram të Presidentit të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë derisa të përfundojë tranzicioni i pushtetit në mënyrë paqësore sepse rreziqet janë "thjesht shumë të mëdha".

"Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm tek pushteti i pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden," tha Zuckerberg.

Facebook dhe rrjetet e tjera sociale hoqën një video të ngarkuar nga Donald Trump pasi godina e Kongresit të SHBA ishte sulmuar. Zuckerberg tha se lëvizja u bë pasi deklaratat kishin "gjasa" që të provokonin dhunë të mëtejshme.

Zuckerberg shtoi se Facebook e kishte lejuar Presidentin Trump të përdorte platformën ndërsa hiqte ose etiketonte përmbajtjen sepse kompania beson se "publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalim të diskutueshëm".

"Por konteksti aktual është krejtësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike," tha ai të enjten.

Prandaj tha ai se kanë vendosur ta zgjasin bllokimin e llogarive në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.

Ora 17:21
Sulmi ndaj Kongresit, si ndodhi kjo? Gabimet e policisë dhe çdo gjë ndodhi ditën e djeshme

Më 6 janar mijëra protestues sulmuan ndërtesën e Kongresit ndërsa senatorët dhe deputetët po mblidheshin për të zyrtarizuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit. Sulmi u nxit nga presidenti në largim, Donald Trump , i cili, duke folur në demonstratën që i parapriu sulmit, tha: «Fitorja nuk njihet kur bëhet fjalë për vjedhje. Ne do të kemi një president të paligjshëm, nuk mund ta lejojmë atë ”.

Në orën 19.10,Trump tha: "Ne do të marshojmë drejt Kapitolit". Ditën tjetër, shumë pyetje pa përgjigje dhe pika të hapura mbeten nga një episod i pashembullt i dhunës në historinë e SHBA.

A i lejoi policia protestuesit?

Sulmi ndaj Kongresit përfaqëson një dështim shumë serioz për forcat e policisë që duhet të mbrojnë parlamentin e SHBA. Disa ligjvënës kanë njoftuar tashmë një hetim dhe Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare ka dhënë dorëheqjen.

Nga raportet e para është e qartë se Policia e Kapitolit u gjend në befasi dhe nënvlerësoi demonstruesit, nuk krijoi asnjë pengesë të posaçme ose shtesë pavarësisht protestës që kishte filluar.  Do të duheshin më shumë kufij,  më shumë policë. 

Mbrojtja e Kongresit, në orët e para të sulmit, iu besua vetëm Policisë së Kapitolit e përbërë nga rreth 2,000 burra dhe gra. Detyra e Policisë së Kapitolit është të mbrojë ndërtesat ku zhvillohet aktiviteti legjislativ i Shteteve të Bashkuara, për shembull duke parandaluar hyrjen në shkallët e jashtme . Disa video, të postuara në Tëitter në orët e fundit, treguan se oficerët e policisë së Kapitolit hiqnin pengesat përpara protestuesve, duke hapur rrugën e tyre drejt shkallëve të Kongresit. Në një video tjetër, një protestues shihet duke bërë një selfie me një oficer të Policisë. Nuk është e qartë pse kjo mund të kishte ndodhur. Do të jetë hetimi në të cilin merr pjesë FBI - për ta konstatuar atë, pa ndjekur drejtime false.  është e qartë pse kjo mund të kishte ndodhur. Do të jetë hetimi - në të cilin merr pjesë FBI - për ta konstatuar atë, pa ndjekur drejtime false.

A ka pasur ndonjë gabim të inteligjencës?

Pyetja e dytë e hapur ka të bëjë me gabimet e inteligjencës: nuk ka pasur një vlerësim të saktë të kërcënimit, pavarësisht se kishte shenja të dukshme për tu ekstremizuar. Sipas Reuters  dhe burimeve të saj seanca e unifikuar e ratifikimit të rezultatit zgjedhor u parapri nga shumë pak përgatitje për sa i përket sigurisë, në kundërshtim me atë që ndodh për ngjarje të tjera si inaugurimi i një presidence të re.  Që demonstrata nuk do të kishte qëllime paqësore ishte zbuluar paraprakisht në mijëra postime dhe mesazhe të shkëmbyera në rrjetet sociale, Reuters, duke cituar një ish anëtar të shërbimeve të inteligjencës amerikane të specializuar në monitorimin e aktiviteteve në internet, flet për të paktën 1480 postime në llogari të lidhura me lëvizjen konspirative QAnon e cila, duke folur për marshin e 6 janarit, nxiti dhunë, duke shtyrë "Patriotë" në veprim. 

A nuk e thirri Trump Gardën Kombëtare?

Nuk kishte njësi speciale dhe përforcime në afërsi të Kongresit. Asnjë departament që mund të japë mbështetje. Vetëm pas orësh, kur "rebelët" ishin zotër të ndërtesës, u vendos që të reagonin falë ndërhyrjes së forcave të tjera të policisë. Sipas Neë York Times, Trump fillimisht kundërshtoi thirrjen për të mobilizuar Gardën Kombëtare. Zëvëndës presidenti, Mike Pence, miratoi urdhrin. Me Trumpin, teknikisht, ende president i Shteteve të Bashkuara dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë, nuk është e qartë pse nuk e dha urdhrin. 

Pse  ka kaq pak arrestime?

Veprimet e demonstruesve janë të një shkallë të rëndë : përtej hyrjes së paautorizuar në Kongres, ka pasur episode dhune 14 pjesëtarë të policisë u plagosën; 4 protestues vdiqën dhe zyrat e parlamentarëve janë shkatërruar. Shumë banditë kanë pasur akses në vendet e rezervuara për parlamentarët, me kompjuterë të lënë të hapur, me karta të disponueshme: aq sa disa ekspertë po pyesin nëse informacioni i rëndësishëm është komprometuar. 

Pse ka qëlluar policia?

Katër njerëz vdiqën në përleshjet në Kongres. Tre prej tyre, thuhet se vdiqën pas "urgjencave mjekësore" të paspecifikuara, pasi u transportuan nga Capitol Hill në spitalet e qytetit, por identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike. Nga ana tjetër, një nga viktimat u godit nga një e shtënë me armë: është Ashli ​​Elizabeth Babbitt, 35 vjeç, një veterane e Forcave Ajrore dhe një mbështetëse e fortë e Trump dhe teorive të QAnon. Nuk është e qartë pse Policia e Kapitolit të SHBA-së qëlloi dhe as nëse demonstruesit  disa prej tyre sigurisht të armatosur - hapën zjarr ndaj forcës së policisë. Një video e postuar në Tëitter tregon momentin e shkrepjes: nga imazhet mund të shihni se Babbitt po përpiqej të kalonte nëpër një derë qelqi të mbyllur nga policia dhe se një agjent fillimisht i drejton armën asaj dhe më pas e qëllon atë.

Ora 14:22
Çfarë do të thotë një senat i drejtuar nga Demokratët?

Me të gjithë sytë nga dhuna në Uashington DC të Mërkurën, në fakt ishte e lehtë të kalojë pa shumë vëmendje një moment tjetër kyç në politikën e SHBA. Zëvendësuesi i Donald Trump, Joe Biden, dhe Partia Demokratike e tij, tani kanë kontrollin e të dy dhomave të Kongresit Amerikan.

Pasi fitoi shumicën në  Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e Nëntorit, të Mërkurën partia fitoi shumicën edhe në Senati.

Kjo erdhi pas dy votimeve të balotazhit në Xhorxha, të cilat panë të dy kandidatët demokratë, Jon Ossoff dhe Raphael Warnock, si fitues.

Pse fitorja nuk u jep demokratëve një dorë të lirë në Senat?

Edhe me demokratët që fitojnë të dy vendet në Xhorxha,  fuqia e tyre në procesin legjislativ do të mbetet e kufizuar, thonë ekspertët.  Do të jetë një "shumicë e ngushtë", tha Jessica Taylor, Redaktore e Senatit dhe Guvernatorëve në Raportin Politik të Cook. Për të avancuar axhendën e tyre të politikave, demokratët do të duhet të punojnë ngushtë me republikanët e moderuar siç janë senatorët Susan Collins nga Maine ose Lisa Murkowski.

Ndërsa fitorja në Xhorxha nuk do të thotë kontroll i pakufizuar për demokratët, ajo përsëri do të ishte domethënëse në shumë mënyra.

Këtu janë pesë gjërat që Demokratët mund të bëjnë:

1. Kalimi i paketave stimuluese COVID-19

Kalimi i paketave stimulues të koronavirusit të premtuar nga ekipi i Biden do të jetë "gjëja e parë që ndodh".  Kongresi do të duhet të punojë për mbështetjen për planin e COVID-19, për mbështetjen e familjeve që luftojnë, dhe investimet në punë dhe rimëkëmbjen ekonomike. Nuk do të ketë kohë për të humbur, kishte deklaruar më parë Biden.

2. Konfirmimi i emërimeve

"Një implikim i demokratëve që marrin kontrollin e Senatit është se ai do të lejojë Presidentin e zgjedhur Biden një rrugë të qartë për të konfirmuar emërimet e tij në kabinet dhe më e rëndësishmja, emërimet e tij gjyqësore. Shumica e të nominuarve të kabinetit të Biden ishin centristë, të cilët duhet të lehtësojnë procesin e konfirmimit në një Senat të ndarë.

3. Shtytja e politikave të ndryshimit të klimës

"Na duhet një veprim i guximshëm i klimës tani. Unë do të luftoj krah për krah me ekipin e klimës Biden-Harris për të kaluar në një axhendë me energji të pastër", tha udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer.

Demokratët gjithashtu mund të dëshirojnë të shfuqizojnë disa nga rregulloret e vendosura nga administrata Trump në Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit.

4. Seanca dëgjimore dhe hetimet 

Mund të bëhemi dëshmitarë shumë shpejt të një hetimi kundër hakerimit. Agjencitë më të larta të sigurisë kombëtare konfirmuan të martën se Rusia ishte me gjasë përgjegjëse për një sulm masiv të departamenteve dhe korporatave të qeverisë amerikane, duke hedhur poshtë pretendimin e Presidentit Donald Trump se Kina mund të jetë fajtore.

5. Ëndërrimtarët

Gjatë presidencës së Biden, një shans i ri për ëndërrimtarët. Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesat e Trump për anulimin e DACA.

 

1610026670_773x435cmsv291dace64caa35254a94fb5ce47e6a85a5261700.jpg

 

Ora 14:00
Mediat Ndërkombëtare: Situata në SHBA e tmershme

Tronditja dhe përbuzja për protestat e dhunshme në Kapitol të SHBA nga mbështetësit e Donald Trump është e dukshme në shumë tituj lajmesh nga e gjithë bota.

Nga Die Welt i Gjermanisë tek Nigerian Tribune mediat cilësojnë si të tmerrshme skenat që u panë dje.

 "Mbështetësit e Trump ndotin demokracinë e SHBA", shumë kritikojnë presidentin në largim për atë që ata e shohin si rolin e tij në degradimin e institucioneve të Amerikës dhe demokracisë.

Një komentator në të përditshmen kryesore Argjentinase Clarin e quajti atë si "trashëgimia e" tokës së djegur "të Donald Trump".

"Narcizmi që mbizotëron mbi dinjitetin, ai dëmton institucionet, shkel demokracinë, ndan kampin e tij", thuhet në një editorial në Le Figaro të Francës.

"Duke refuzuar të lë pushtetin, Donald Trump ekspozon brishtësinë e sistemit Amerikan në një ofensivë përfundimtare shkatërruese," thotë një redaktor i Le Monde . Një titull tjetër e quan atë "presidenti kryengritës".

Në Turqi, gazeta pro-qeveritare Turkiye vëren: "Kokëfortësia e Trump trazoi SHBA".

Disa nga kundërshtarët e Amerikës shfrytëzuan rastin për të portretizuar incidentin si një shembull të dobësive strukturore të vendit dhe një hipokrizi të Trump.

"Pelosi një herë iu referua trazirave të Hong Kongut si" një pamje e bukur për t'u parë "- mbetet ende për t'u parë nëse ajo do të thotë të njëjtën gjë për zhvillimet e fundit në Capitol Hill," shkroi e përditshmja kineze  Global Times.

Në Iran, TV dhe radio shtetërore raportuan në mënyrë të pasaktë se kryetari i bashkisë së Uashington DC kishte vendosur "ligj ushtarak", në vend të shtetrrethimit 12-orëshe në kryeqytet, gjë që ndodhi në të vërtetë.

Kanali i lajmeve Rossiya Rossiya 24 ka treguar skena të dhunës gjerësisht, pa asnjë koment tjetër përveç mbishkrimit "Sulmi mbi Kapitol".

Disa kanale kanë treguar gjithashtu simpati për mbështetësit pro-Trump, duke sugjeruar se ata ishin ndjerë "të mashtruar" gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe folën mbi pretendimet se ngjarja përfaqëson një krizë për SHBA dhe madje demokracinë perëndimore..

"Pas fasadës së buzëqeshjeve të suvatuara dhe frazave rreth 'vendit më të mirë në botë' qëndron drama e një hendeku gjigant të të ardhurave, shoqëria në të cilën gjithnjë e më shumë njerëz luftojnë për të siguruar jetesën, ndërsa pak nuk dinë as sa miliarda që ata zotërojnë ", theksojnë mëdiat ruse.

Ora 11:30
Çfarë ndodhi dje në SHBA, pamjet që shokuan botën nga protesta pro-Trump

Duken si pamje të shkëputura nga një film aksion amerikanë, por jo! Janë pamje reale që kanë ardhur nga SHBA, ditën kur do certifikohej rezultati i zgjedhjeve dhe Joe Biden si President. Mijëra njerëz që kanë hyrë brenda ambienteve të Capitol, protestues që zvarriten në mure, roje sigurie të armatosur gjer në dhëmbë. Këto janë pamjet në SHBA që kanë shokuar botën.

Ora 10:29
Nje nga 4 viktimat në Capitol Hill, Ashli ​​Babbit, veterane e forcave ajrore

1610011984_ashly.PNG

Protestat e dhunshme që përfshinë Uashingtonin ditën e djeshme, kanë shkaktuar 4 viktima, mes tyre ka një grua, Ashli ​​Babbit.  E vetmja viktimë, emri i plotë i së cilës është i njohur është Ashli ​​Babbit ,e cili u largua nga San Diego, Californi dhe ishte veterane e Forcave Ajrore.  Ajo u qëllua nga një e shtënë më gjoks nga policia, me armën e tij të shërbimit. Protestuesja pro Trump u qëllua brenda ndërtesës, Capitol Hill, ndërsa mbante në duar një flamur nga shumë.

Burri i viktimës dyshohet se i tha një transmetuesi lokal në Kaliforni se gruaja ishte një mbështetëse e madhe e Donald Trump, siç dëshmohet nga fotot e saj me kapelën më të popullarizuar në mesin e mbështetësve të presidentit në largim: "le ta bëjnë Amerikën përsëri të madhe". Për të sqaruar dinamikën e vdekjes së gruas, u hap një hetim i brendshëm, shpjegoi vetë policia.

Shefi i Policisë Robert Contee shpjegoi se gjatë protestave kishte katër vdekje, të cilëve ndodhen për shkaqe të ndryshme mjekësore.

Disa persona u transportuan në spital për probleme të zemrës ose fraktura të shkaktuara gjatë përpjekjes për t'u ngjitur në Kapitol, por policia nuk e ka bërë të qartë nëse viktimat janë mes tyre. Contee shpjegoi se janë arrestuar 52 persona,  4 për posedim të armëve, një për posedim të një arme të ndaluar, 47 për shkelje të shtetrrethimit dhe hyrje të paligjshme në Kongres. Midis 14 oficerëve të plagosur, dy u plagosën rëndë: njëri u godit nga demonstruesi, tjetri u plagos në fytyrë nga një plumb.

 

Ora 10:11
Reagon Shtëpia e Bardhë, Trump: Do të ketë një tranzicion të rregullt të pushtetit

Presidenti në largim Donald Trump, deklaroi se nuk do të bëj më asnjë kundërshtim dhe do të ketë një transferim normal pushteti pas certifikimit të Biden nga Kongresi amerikan edhe pse zgjedhjet u manipuluan sipas tij. 

 “ Edhe pse nuk jam dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më mbështesin n qëndrimin tim, do të ketë një transferim paqësor pushteti ” tha ai, në një koment të  në llogarinë e zëdhënësit të tij në Twitter. Twitter ka bllokuar përkohësisht presidentin nga përdorimi i llogarisë së tij.

 

Deklarata erdhi pak minuta pasi Kongresi amerikan e certifikoi Biden si president i 46 i vendit, pas polemikave dhe protestave të dhunshme të që kanë përfhsirë vendin 24 orët e fundit. 

"Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe përsëri!" ai shtoi.

Më shumë se 61 çështje ligjore nga ekipi i fushatës së Trump me synim përmbysjen e rezultatin e nëntorit kanë dështuar.

Ora 10:03
Disa anëtarë të kabinetit të Trump kërkojnë largimin e tij, i mbeten vetëm 14 ditë të tjera në pushtet (VIDEO)

Uashingtoni, kronika e ditës më të errët në historinë e fundit të SHBA. Dita më e errët përfundon me një lajm tjetër dramatik. Katër persona vdiqën në përleshjet e 6 janarit në Capitol Hill, ndërsa 13 u plagosën.  Në Uashington tensioni mbetet i lartë. Thashethemet e tjera bujshme mbërrijnë nga Shtëpia e Bardhë: disa anëtarë të kabinetit të Trump po diskutojnë nëse do të përdorin Amendamentin e 25-të për të shkarkuar presidentin nga detyra vetëm pak ditë nga ardhja e Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe ti lënë drejtimin Mike Pence . Procedura është e ndërlikuar dhe kërkon pëlqimin e vetë Pence, plus dritën jeshile të dy të tretave të anëtarëve të secilës Dhomë.

Amendamenti i 25-të parashikon largimin e presidentit nëse "ai nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij". Vetë Trump, megjithatë, mund të kundërshtojë këtë veprim dhe iniciativa mund të shuhet pa rezultat. Pence, megjithatë, dënoi dhunën e pasdites. Trump do të qëndrojë në detyrë deri në orën 12 të mesditës së 20 janarit. Dy javë. Pas asaj që pamë dje, një periudhë kohe e mjaftueshme që të bënte ende dëm serioz. Të tjerët, nga ana tjetër, po konsiderojnë të japin dorëheqjen pas Zëvendës Këshilltarit të Sigurimit Matt Pottinger, një figurë kryesore në marrëdhëniet me Kinën. Në orët e ardhshme, Këshilltari i Sigurisë, Robert O’Brien, gjithashtu mund të lërë postin e tij.  Falanga parlamentare që mbështeste përpjekjen e Trump për të delegjitimuar fitoren e Joe Biden është gjithashtu duke rralluar

Me certifikimin e Joe Biden President, Donald Trump ka vetëm 14 ditë në postin e kreut të SHBA-së. 

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PaEmer: 10/01/2021 04:45

    Pelosi, by the way where is your laptop? C`fare informata ke ne laptop? Arsyeja (mes te tjerash) per panike? Enjoy the show!!!

    Përgjigju
  • PaEmer: 07/01/2021 20:59

    Psikologji: Nese dikush eshte i sigurt qe ka(ne) fitur, perse deshiron qe te largohet Presidenti ne detyre para kohe??? Dje fitoi ANTIFA sipas mendimit tim, arsyeja pse Presidenti kerkoi nga qytetaret te ikin ne shtepi!!! Vazhdim informativ lidhur me USA-Italy. Leonardi (encryption communications satellite) system ushtarak italian i kontrulluar nga Vatikani!!! Italia eshte NATO-partner, kjo ishte arsyeja (sipas informatave qe kam) qe dje Trump nuk shpalli martial law bazuar ne insurrection act. Kemi 2 jave kohe, te gjithe do te shokohen! Ky eshte shkaku qe Schumer-it i ik koha!!! Gjerat ne siperfaqe te cilat shikojm perbejne me pak se 1%!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?