Protesta e dhunshme në Shkodër që nisi si marshim për vrasjen e Klodjan Rashës e përshkallëzoi në dhunë, tashmë ka përfunduar, por ato që kanë mbetur pas saj janë rrënojat e djegieve dhe shkatërrimeve.
Gazetari Musa Kurtulaj duke postuar disa nga fotot e këtyre shkatërrimeve, shkruan: “Asgjë të re nga fronti i Perëndimit. Shkodra fitoi!”.
Dhuna gjatë protestës u përqendrua në selinë e PS në Shkodër, ku disa të rinj kanë thyer xhamat më gurë dhe më pas shkallmuan derën e kamerat e sigurisë duke hyrë brenda ambienteve. Ata nxorën çdo gjë që ndodhej brenda, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së sëlisë rozë.
Por tashmë që turma është shpërndarë përmes këtyre fotove duken dëmet e shkaktuara gjatë protestës, ku para selisë së PS janë një grumbull me karrige të shkrumbuara.
Lajmi kryesor: