Protesta më e madhe nga nisja e luftës në Rripin e Gazës! Mijëra izraelit bllokojnë Tel Aviv-in kundër Netanyahut

Në Tel Aviv është organizuar demonstrate më e madhja që nga fillimi I konfliktit të armatosur.

Dhjetëra mijëra njerëz mbushën mbrëmë rrugët e Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite për të kërkuar edhe një herë që qeveria të bëjë një marrëveshje për të liruar pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Demonstruesit kërkuan që kryeministri Benjamin Netanyahu t’i japë fund luftës në enklavën e rrethuar dhe të shkatërruar palestineze në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite.

Lufta Izrael-Hamas shpërtheu më 7 tetor kur krahu ushtarak i lëvizjes islamike palestineze nisi një bastisje të paprecedentë në sektorët jugorë të territorit izraelit duke vrarë 1,194 njerëz, kryesisht civilë.

251 persona të tjerë u rrëmbyen, nga të cilët 116 mbahen ende peng në Rripin e Gazës, por 41 besohet të jenë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Në hakmarrje, forcat e armatosura izraelite kanë nisur operacione në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës që kanë vrarë të paktën 37,296 njerëz, shumica prej tyre civilë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë në enklavën e sunduar nga Hamasi.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median