Protesta/ Milva Ekonomi në Report Tv: Shoqëria ka të drejtë të reagojë por dhuna është e patolerueshme, fëmijë po përdoren nga forca politike

Shoqëria ka të drejtë të jetë e acaruar pas vrasjes së Klodjan Rashës por dhuna duhet përjashtuar. Ky është qëndrimi i deputetes së Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Ekonomi deklaron se dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, tregon moralitetin dhe personalitetin e tij. 

"Unë personalisht soolidarizohem me dhimbjen e familjes. Ajo ishte një ngjarje e papranueshme. Pa dyshim që është dhimbja e madhe për familjen por edhe shoqëria nuk ndihet mirë kur ka një situatë si kjo. Meqenëse ai ishte anëtar i policisë së shtetit, arma e tij ishte e shtetit dhe Qeveria i kërkoi falje edhe familjes por kërkoi edhe falje publike, duke e shoqëruar me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Kjo dorëheqje në thelb ishte pasqyrim i moralit që e shoqëron Policinë e Shtetit dhe vërtetë e personalitetit të Sandër Lleshajt. Ka simpatinë e të gjithëve për këtë gjest që bëri.  Unë mendoj se këto janë gjërat e rëndësishme.  Shoqëria është e prekur dhe çdo anëtar i shoqërisë duhet të shfaqë mendimin në protesta, por kjo duhet të jetë paqësore.  Në këto vite të qeverisjes së PS është rikthyer institucioni i protestës në vend. kemi këtu rastet e protestës për armët kimike dhe atë të studentëve", tha Ekonomi.
 

Deputetja socialiste nënvizon edhe faktin se në protesta ka të mitur që shfrytëzohen nga forca politike.

"Duhet të kenë respekt për veten që të mos bëjnë akte të tilla dhuna. Prona dhe qyteti janë të të gjithëve. Ka edhe prona private të shkatërruara. Asnjëra prej të dyjave nuk cenohet.  E rëndësishme është që protesta të mos precipitojë në dhunë, sidomos për ata që duan të marrin pushtetin. Ka ndodhur një gjë që është e rëndë. Shoqëria duhet të reagojë por jo me dhunë. Shteti e bëri të tijën duke kërkuar falje dhe duke marrë masat për hetime", vijoi ajo.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës