Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar situatën politike dhe protestat e opozitës u shpreh se tubimi sot ishte një zhgënjim. Socialisti tha se skenat e dhunës para parlamentit dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe negociatat.
"Protesta nisi mirë, por ato skena para parlamentit vetëm dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, procesin e integrimit. Ishin të panevojshme ato skena. Nga Elbasani në Tiranë më bëri përshtypje që nuk kishte atmosferë proteste. Ishte larg asaj që mendohej, ne atje pamë militantë të organizuar dhe jo qytetarë të revoltuar.
U tha se do të ishte protesta më e madhe, por mungoi edhe populli opozitar. Zhgënjimin më të madhe e kanë militantët e PD-së. Ishte e keqorganizuar protesta. Sulmi që u bëhet deputetëve të rinj është autogol, janë këta njerëz janë të votuar ne zonat e tyre. Pse qenkan delenxhinj këta? Edhe për këtë e ka fajin Rama, ata nuk i futi Rama në lista" tha ai.
Te jesh hajdut ,te vjedhesh votat, dhe pas kesaj te akuzosh popullin e ndershem ,se prish imazin e shqiperise ,me revolta per te drejten e tyre ;te quash popllin ,ca mlitant te pa gdhendur ;qofshi ne lekure te qenit ,astu sic jeni .Sa per pseudo deputetet .Njeriu me i felliqur ,eshte mosmirnjohesi ,jo vrasesi apo vjedhesi.Sa per Ramen ,nuk ka se si te kete faj ,per ca karagjoze ,qe moren mandatin ;ata s'kane vlere, per ata qe i kishin vendosur ne ball te partse ,kurse zoti Rama ,nuk i mban as per tellall .Sa per thenien ,delexhinj ,delet jane kafsh te bekuara nga zoti ,kurse ata s'jane as kerminj .Dallaveraxhinj .
Përgjigju