Ndonëse kryeministri Rama vendosi të mbyllë aktivitetin e disa institucioneve dhe organizimeve për shkak të koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën normalisht. Ky vendim u mor në mbledhjen e grupit socialist, në të cilën u vendos që të zbatohen pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të ministrisë. Teksa puna në komisione vazhdon normalisht, deputetët shprehen se nuk ka vend për panik, ndonëse situata duhet marrë seriozisht.
“Pse duhet të kemi frikë, është diçka që duhet marrë seriozisht por nuk duhet të trembemi. Ka nevojë për organizim, dhe që qytetarët të ndjekin cfarë thonë institucionet dhe jo lajmet e rreme”, tha deputeti i PS, Musa Ulqini.
“Shqiptarët janë mësuar me organizimin, nuk është ndonjë lajm i jashtëzakonshëm. Nuk ka nevojë fare për panik, mjafton të marrim masat e nevojshme”, u shpreh deputeti Alket Hyseni.
“Nuk ka nevojë për panik, po për të larë më shpesh duart dhe mikrofonat”, tha deputetja Mirela Kumbaro.
Ka dhe deputetë që mendojnë se ata që duhet të frikësohen më shumë janë pikërisht ata vetë, jo nga koronavirus, por nga zoti.
“Njerëzit duhen ti frikësohen vetëm Zotit, sidomos politikanët shqiptarë”, u shpreh deputeti i opozitës Alban Zeneli.
Ndër të tjera, kreu i grupit socialist, Taulant Balla në mbledhjen e grupit i ka këshilluar deputetëve që të mos bien pre e panikut, por të vazhdojnë punën normalisht në komisione dhe seanca plenare.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34