Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka pranuar gjatë një konference për mediat, pas protestës së banorëve para bashkisë, situatën kritike të trajtimit të mbetjeve urbane pranë lumit të Tërkuzës.
Ai shmangu përgjegjësinë nga Bashkia e Kamzës, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk i ka dhënë leje për depozitimin e mbetjeve në zonën e Valiasit. Sipas Mziut, protestën para bashkisë e organizuan përfaqësues të PS, me të cilëve ai veçoi Beqir Bojën, kryetar i PS për zonën e Zall Herrit.
"Ky është një shqetësim i zakonshëm për Bashkinë, i përhershëm. Jo vetëm bashkiak e Kamzës, por 90% e bashkive të vendit kanë trajtim primitiv të mbetjeve urbane, pasi mungojnë landfill-et. Bashkia ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje për ndërtimin e një landfill-i.
Problemi i shkaktuar ditët e fundit, është për shkak të zjarrit në depozitimin e mbetjeve. Zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë duhen gjetur autorët. Së dyti, është një problem i cili me të drejtë, banorë që janë pranë këtij vend-depozitimi janë irrituar dhe po protestojnë.
Zona ku hidhen mbetjet ka qenë një zonë e papopulluar vite më parë. Ne kemi kërkuar gjendjen e një zgjidhje dhe në planin urbanistik të qytetit ne kemi gjetur një vend tjetër, e cila është një pronë publike në zonën e Valiasit, për ndërtimin e landfill-it dhe trajtimin e mbetjeve. Zona ku ne hedhim sot mbetjet, është një zonë e licencuar e firmosur nga Ministria e Mjedisit që i përket gushtit të vitit të kaluar. Pra, vend-depozitimi është konform miratimit ligjor.
Por më pas kemi një vendim tjetër nga Ministria e Mjedisit që nuk na jep lejen mjedisore.
I bëj apel qeverisë për të gjetur zgjidhje për ngritjen e një landfilli dhe dhënien e lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve urbane. Jemi përpara një situate kritike e cila kërkon zgjidhje emergjente dhe zgjidhja është miratimi i lejes mjedisore për hedhjen e mbetjeve në zonën e Alliasit", tha ai.
"Zgjidhja është shfrytëzimi i vend-depozitimit në Valias", vijoi Mziu.
I pyetur se pse nuk pranoi të takojë protuestuesit, Mziu tha se ka vendosur dy kushte për ta, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar tarifën e pastrimit. Gjithashtu, ai ngriti dyshime se protesta është organizuar nga mbështetës të Partisë Socialiste.
"Unë kam kërkuar një takim qytetarët e Kamzës dhe jo anëtarët e PS të Zall Herrit për të protestuar për problematika të qytetit tonë. Mjafton të plotësojnë dy kushte, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar taksën e pastrimit. Të tjerët të takojnë Erion Velinë. Kjo është një protestë e cila po menaxhohet nga persona të tjerë, por unë i jap të drejtë banorëve që janë banorë të kësaj lagje e cila është kthyer në problematike", u shpreh Mziu.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO