Presidenti rus, Vladimir Putin dhe liderët europianë si Hose Manuel Barroso janë në mesin e portreteve që u dogjën gjatë demonstratës së një nate më patë në disa rrugë të Britanisë. Emrat e dy udhëheqësve ishin pjesë e ‘Guy Fawakes Night’, që shënon përvjetorin e komplotit të dështuar për të hedhur në erë Dhomat e Parlamentit në vitin 1605.

Demonstruesit të maskuar hodhën fishekzjarrë në përleshje me policinë si dhe këndonin “një zgjidhje, revolucion”, ndërsa të tjerë vizatonin mbishkrime në rrugë dhe furgona. Portreti i Putin, i cili ishte vendosur mbi një tank, ka parakaluar nëpër Lewes, në juglindje të Anglisë, shtëpia e një prej festimeve më të mëdha.

vladimir putin ne britani protesta

Ndërkohë, në Edenbridge, shoqëria vendase shfaqi një shëmbëlltyrë 10 metra të lartë të Barrosos, politikanit portugez i cili kryesoi Komisionin Europian deri në muajin e shkuar.

Vitet e fundit, është bërë e zakonshme që figurat e famshme publike të parakalojnë në rrugë dhe të hidhen më pas në zjarr, në përkujtim të protestantëve të djegur në turrën e druve në shek 16. Kjo natë proteste është bërë e njohur që në vitin 2011, me djegien e portetit të Osama Bin Laden. Objektivë të viteve të mëparshme kanë qenë futbollistët Mario Balotelli dhe Wayne Rooneë, presidenti francez Zhak Shirak dhe diktatori iraken Sadam Hussein.

Redaksia Online
(Besarta Basha/ Shqiptarja.com)