Protesta në Prishtinë, QKUK:
170 persona mbetën të lënduar!

Protesta në Prishtinë, QKUK:<br />170 persona mbetën të lënduar!
PRISHTINE - Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, bën të ditur se në protestën e djeshme në Prishtinë, kanë mbetur të lënduar rreth 170 persona.
 
Sipas njoftimit të dhënë nga QKUK, ditën e djeshme rreth orës 13:00 kanë filluar të vijnë rastet e para, në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në protestë.

Në tërësi ndihmë mjekësore kanë kërkuar 170 persona, prej tyre 107 policë, 53 protestues dhe 10 qytetarë të vetë deklaruar.

“Stafi mjekësor i Shërbimit Klinik Emergjente dhe të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë qenë në gatishmëri të plotë, për të trajtuar të gjitha rastet të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në këto klinika”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se furnizimi me barna dhe material shpenzues ka qenë i plotë, po ashtu të gjitha kapacitet e degëve diagnostike kanë qenë në funksion të plotë, duke kryer radiografitë e nevojshme, CT e deri tek Rezonanca Magnetike.

Duke parë situatën dhe bazuar në legjislacionin në fuqi, Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, ka formuar shtabin emergjent, për menaxhim të situatës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf