Basha thotë se sjellja e Ramës është prej pushtuesi, pasi u kishte premtuar gjatë fushatës legalizim dhe shpronësim.
“Eshtë një sjellje prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve.
Ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para tyre. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi sulmon policinë, si në Elbasan.
Hapi i parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, janë zgjedhjet. Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët” shkruan Lulzim Basha.
Por, referuar dokumenteve, në 3 qershor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës.
Ndërsa më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot.
dy.b/shqiptarja.com