Protesta në Barcelonë kundër
pavarësisë së Katalonjës

Protesta në Barcelonë kundër<br />pavarësisë së Katalonjës<br>
Qindra mijëra njerëz të cilët janë kundër autonomisë së Katalonjës, kanë dalë në protestë për të mbështetur vendimin e Spanjës. Mbështetësit kërkojnë që Katalonja të mbetet pjesë e Spanjës.

Shumë prej protestuesve kishin pankarta në duar, ku kishin shkruar mesazhe kundër udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, madje disa kanë kërkuar burgosjen e tij. Shumë prej tyre mbanin flamuj spanjollë dhe këndonin "Rroftë Spanja" dhe "Rrugët janë për të gjithë", protestuesit marshuan përmes Barcelonës në mbështetje të unitetit spanjoll dhe kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.

Në protestë ka marrë pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Dolors Montserrat. Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese për shkak të Katalonjës. Referendumi dhe shpallja e pavarësis katalanase, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, por situata vazhdon të mbetet ende në kaos.

[gallery]24468[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit