Militantët e Partisë Demokratike në Devoll dhe Shkodër janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Protestuesit në Devoll për rreth një orë kanë mbajtur të bllokuar aksin kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën. Ndërsa ata në Shkodër bllokuan rrugën hyrëse të qytetit.
Gjatë zhvillimit të protestës, një fjalim të shkurtër mbajti edhe zëdhënësja e PD-së në Shkodër Jasmina Lici njëkohësisht edhe mbesa e Bujar Bishanakut, dëshmorit të 2 prillit.
Ajo u shpreh se i mbështeste studentet në protestën e tyre pasi ata janë e ardhmja e vendit.
Prej pesë ditësh tashmë, Partia Demokratike organizon protesta në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit, Vlorës dhe në Rrogozhinë.
Banorët e këtyre qyteteve, të mbështetur nga PD protestojnë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut për fermerët dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.
Gjatë protestës së tyre në hyrje të qytetit të Shkodrës, militantët e PD-së kanë djegur goma.
Gjesti është kthyer në "traditë" tashmë për protestuesit në Shkodër, pasi çdo ditë djegin goma në hyrje të qytetit gjatë protestës së tyre.
Pjesë e protestës në Shkodër ka qënë edhe mbesa e Bujar Bishanakut, dëshmorit të 2 prillit, Jasmina Lici njëkohësisht edhe zëdhënësja e PD-së në qytet.
Në fjalën e saj ajo është shprehur se: “Ne të gjithëve kjo protestë na ngjan me protestën e viteve '90. Është e çuditshme se e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Gjatë këtyre viteve Shqipëria nuk ka ecur dhe kjo për faj të politikanëve. I mbështes studentet, janë e ardhmja e këtij vendi. Më vjen keq që edhe tani vuajmë nga këto ideale. qveria të formohet nga qytetarët dhe studentët pasi janë e ardhmja e këtij vendi.”
Më 2 prill të vitit 1991, në protestë në Shkodër u vra Arben Broci, themelues i Partisë Demokratike dhe tre të rinjë të tjerë, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu.
Protesta kanë nisur edhe në qytetin e Shkodrës. Pavarësisht reshjeve të shiut qytetarët shkodran të mbështetur nga deputetët e PD-së kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën hyrëse të qytetit.
Banorët protestojnë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut për fermerët dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.