Përhapja në masë e Covid-19 ka bërë që qeveritë e shumë vendeve evropiane të ndërmarrin masa të reja kufizuese, por qytetarët evropiane kanë refuzuar respektojnë ato duke i konsideruar ato si cënim të lirisë. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta në disa vende të ndryshme të Evropës.
Varshavë
Në Varshavë, qindra njerëz kundërshtuan mbajtjen e maskave maske në rrugë, të miratuar nga qeveria polake dhe që hyn në fuqi nisur nga dita e sotme. Vendi, ku kanë vdekur më shumë se 2,800 njerëz nga Covid-19, ditët e fundit ka pasur një rritje të theksuar të numrit të infeksioneve me rreth 30% në 24 orë.
Londër
Edhe në Londër, protestat shpërthyen sërish, siç është bërë vazhdimisht javët e fundit. Protestuesit marshuan nga Hyde Park dhe shumica dërmuese e tyre nuk mbanin maskë dhe të gjithë bënë thirrje për t'u dhënë fund kufizimeve.
Romë
E njëjta lëvizje edhe në kryeqytetin italian. Me afrimin e njoftimit të masave të reja kufizuese si në nivelin lokal ashtu edhe në atë kombëtar, shumë qytetarë protestuan kundër masave të reja kufizuese dhe mbajtjes së maskave në publik.