Francë, protestat nuk ndalen, kërkojnë drejtësi për Nahelin! Policia hedh gaz lotsjellës në Marsejë për të shpërndarë turmën

Mijëra të rinj janë mbledhur në Nanterre në periferi të kryeqytetit francez, për t'i dhënë lamtumirën 17 vjeçarit Nahel, djaloshit me origjinë algjeriane i cili u vra të martën e 27 qershorit nga një polic pasi e kishte ndaluar me makinë. Ata thërrasin "Drejtësi për Nahelin!" 

Duket se Franca nuk po gjen qetësi. Presidenti Macron anuloi vizitën zyrtare në Gjermani ndërsa kryeministrja e Francës Elisabeth Borne nuk përjashtoi mundësinë e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme. Për shkak të frikës nga trazirat, u dërguar përforcime policore në disa qytete të Francës.  Ashtu si edhe një natë më parë rreth 45,000 policë do të vendosen në disa qytete të Francës.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës pas përleshjeve që kanë ndodhur në Marsejë. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, shihen protestuesit dhe efektivët të cilët përleshen me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.

Gati 1300 persona u arrestuan si dhe 80 policë u plagosën gjatë natës së katërt të trazirave - mes së premtes dhe të shtunës, (1 korrik 2023) - të nxitura nga vrasja në makinë e një adoleshenti 17 vjeçar franko algjerian nga një efektiv policie, megjithëse në mëngjes ministri i Brendshëm i Francës pretendoi se situata ishte më e qetë se një natë më parë.

Situata në dy qytete të mëdha, Marsejë dhe Lion ishte kaotike, me ndërtesa dhe automjete të djegura dhe dyqane të grabitura.

Rreth orës 3 të mëngjesit, Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i tha kanalit kabllor të lajmeve BFMTV se 471 arrestime u bënë gjatë natës, krahasuar me 917 një natë më parë. Në Marsejë, oficerët arrestuan gati 90 persona ndërsa grupet e protestuesve dogjën makina.

Por më pas shifrat u përditësuan. Ministria e Brendshme raportoi për 994 të arrestuar në të gjithë Francën gjatë natës,  79 policë të plagosur dhe 2560 vatra zjarri nëpër rrugët publike. Mosha mesatare e të burgosurve është 17 vjeç, por mes tyre ka dhe fëmijë 13 vjeç, tha ministri i Brendshëm i Francës Gérald Darmanin duke përsëritur apelin drejtuar prindërve të mbajnë fëmijët brenda në shtëpi gjatë natës.

“Republika do të fitojë”, deklaroi më tej ministri i Brendshëm i Francës, gjatë vizitës në një komisariat policie në Mantes-la-Jolie, në perëndim të Parisit, ku gjatë natës u dogj dhe godina e Bashkisë. 

Në Paris u arrestuan gjatë natës 120 persona mes tyre dhe plaçkitësh dyqanesh. 

Zjarrfikësit në periferinë e Parisit të Nanterre, ku ndodhi vrasja e 17 vjeçarit, punuan të shuanin flakën që protestuesit u vendosnin makinave. Në periferinë fqinje Colombes, protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe i përdorën për barrikada të improvizuara.

Plaçkitësit gjatë mbrëmjes hynë edhe në një dyqan armësh. Ndërtesat dhe bizneset u vandalizuan gjithashtu në qytetin lindor të Lionit, ku një e treta e rreth 30 arrestimeve të bëra ishin për vjedhje, tha policia. 

Britania i ka bërë thirrje qytetarëve të tyre të shmangin udhëtimet turistike në Francë. Ndërkohë sot pritet të mbahet dhe ceremonia mortore e adoleshentit të vrarë më 27 qershor,Nahel M. 

Përse ka trazira në Francë?
Më 27 qershor 2023 një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një efektiv policie në lagjen Nanter, periferi e Parisit. Videoja e publikuar në rrjete sociale,  shkaktoi zemërim në lagjet periferike të Parisit ku racizmi është më i theksuar. Në video duken dy policë që kanë ndaluar makinën e 17-vjeçarit, Nahel,M. dhe dëgjohet një zë "do të qëlloj me plumb në kokë". Pas të shtënës, makina ecën disa metra dhe më pas përplaset.  Adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagëve në gjoks. Një polic është arrestuar për vrasjen.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
14 të arrestuar në Marsejë, tentojnë të grabisin dyqanet

BBC raporton se 14 persona janë arrestuar në Marsejë pasi kanë tentuar që të grabisin dyqanet në Canebière, një nga rrugët kryesore tregtare të Marsejës.

Policia citohet nga mediat vendase të ketë thënë se deri më tani në qytet ka pasur 14 arrestime, ku më herët janë dërguar përforcime policore pasi raportohet se situata mund të tensionohet.

Ora 20:58
Francë/ Policia dhe protestuesit përleshen në Marsejë

Policia ka hedhur gaz lotsjellës pas përleshjeve që kanë ndodhur në Marsejë. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, shihen protestuesit dhe efektivët të cilët përleshen me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.

Ora 19:24
Protesta në Francë, ministria e Brendshme do të nxjerrë në terren sërish 45.000 policë

1688149836_WhatsAppImage20230630at20.29.25.jpeg

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka thënë se rreth 45,000 policë do të vendosen edhe sonte në disa qytete të Francës, pas protestave për vrasjen e 17 vjeçarit.

Ai konfirmoi se përforcime po dërgoheshin në qytetet Marseille dhe Lyon pasi zyrtarët atje kërkuan ndihmë shtesë.

Nuk është e qartë nëse këto përforcime janë shtesë për 45,000, apo nëse autoritetet thjesht po zhvendosin policinë në Marsejë dhe Lion nga vende të tjera.

Ora 17:36
Protestat për vrasjen e 17-vjeçarit/ Transporti publik i Parisit do të ndalet në orën 21:00

Rajoni i Parisit do të ndalojë të gjithë autobusët dhe tramvajet pas orës 21:00 me orën lokale për të dytën ditë me radhë.

Autoriteti i transportit publik i Île-de-France, rajoni më i populluar i Francës që përfshin kryeqytetin dhe rrethinat e tij, deklaroi se "të gjithë tramvajet dhe autobusët në Île-de-France do të ndalen në mbrëmje jo më vonë se ora 21:00. Kjo masë do të rinovohet çdo mbrëmje deri në një njoftim tjetër”.

Transporti publik gjithashtu anulohet pas orës 19:00 në Marsejë dhe orës 20:00 në Lyon, të dyja sipas kohës lokale.

Ora 16:22
Paris, mijëra të rinj i japin lamtumirën Nahelit, Të rinjtë me skuter kortezh pas arkivolit thërrasin "Drejtësi për Nahelin"

1688221368_dfrtejtes.jpg

Në lagjen Nanterre të Parisit po mbahet ceremonia e varrimit të 17 vjeçarit. Arkivoli është nxjerrë nga xhamia dhe mijëra njerëz të tubuar thërrasin “Drejësi për Nahelin”

Le Monde shkruan se pas arkivolit është kortezhi i të rinjve me skuter dhe se nuk janë lejuar personat të filmojnë ngjarjen me telefon.

Ora 16:10
Macron shtyn vizitën në Gjermani, kryeministrja franceze nuk përjashton shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme

1688027221_macron.jpg

Presidenti i Francës, Emanuel Macron mori vendim për të shtyrë vizitën në Gjermani. Vetë presidenca gjermane shpërndau informacionin

Macron pati një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe e informoi për situatën në vendin e tij. Presidenti Macron kërkoi shtyrje të vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani” thuhet në njoftimin e medias.

Ende nuk është caktuar data se kur do të mbahet vizita por pallati Elysee informoi se Macron ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë në ditët në vijim

,Ndërkohë kryeministrja franceze Elisabeth Borne bëri të ditur se opsioni i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk përjashtohet më. Prej ditës së djeshme nëpër rrugët e Francës kanë dalë autoblindat ndërsa janë anuluar të gjitha aktivitetet dhe koncertet.

Edhe OKB-ja i bëri thirrje Francës që "të trajtojë seriozisht problemet e racizmit dhe diskriminimit social brenda forcave të rendit".

Ora 13:52
Protestat në Francë, 3 oficerë të policisë qëllohen me pushkë! U kishin zënë pritë

1688211827_protestanefrance.jpg

Tre oficerë në rajonin e Rhone u qëlluan nga një burrë që mbante një pushkë mbrëmë, raportojnë mediat franceze.

Sipas raportimeve, oficerëve u “zunë pritë” nga dikush që fshihej pas një muri kur u qëlluan në këmbë dhe në ijë.

"Ne kemi kaluar një vijë të kuqe. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese," citohet nga transmetuesi BFMTV të ketë thënë një anëtar i policisë për rajonin e Rhone.

Ora 12:00
Trazirat në Francë, bilanci i të arrestuarve shkon në 1300! Mbappé bën thirrje për të ndalur dhunën

1688207971_b3446ac5a6ea458798004d2ee186e260.jpg

Rritet bilanci i të arrestuarve në natën e katërt të trazirave që kanë përfshirë Francën prej 27 qershorit kur një efektiv policie vrau adoleshentin 17 vjeçar Nahel M, i cili ishte ndalua nga policia në një lagje periferike të Parisit.

Autoritetet flasin për 1300 persona të arrestuar vetëm gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës dhe 80 efektivë policie të plagosur.

Mbi 45 mijë policë ishin angazhuar nga qeveria franceze ndërkohë që në rrugë ishin nxjerrë dhe autoblindat.

Po sot pritet të mbahet dhe ceremonia mortore e 17 vjeçarit në lagjen periferike Nanterre të Parisit

Edhe Kapiteni i kombëtares franceze të futbollit, Kylian Mbappé, ka bërë thirrje për ti thënë stop dhunës për t'i lënë vendin zisë, dialogut dhe pajtimit.

Ora 07:55
VIDEO/ Protestat në Francë, protestuesit djegin makina e autobusë në periferi të Parisit

 

Disa automjete janë djegur gjatë natës në periferi të Parisit, Nanterre.

Pamjet tregojnë një autobus dhe makina të djegura ndërsa zjarrfikësit luftojnë për të shuar flakët.

Pikërisht në Nanterre të martën, 17-vjeçari Nahel M u qëllua për vdekje nga policia, duke shkaktuar trazirat.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 01/07/2023 10:35

    Ambasada amerikane ne France duhet te reagoje fort kunder protestave! Ata sjellin destabilitet ne nje vend anetar te NATO sic eshte Franca! Sidomos tani qe eshte lufta ne Ukraine! Sa keq qe nuk e kane cuar Yuri Kimin ambasadore ne France!

    Përgjigju
    • A. N.: 01/07/2023 14:01

      Po presin qe te therrasin Ramen per ti dhene ndonje ide se si ti ndalojne protestat.

  • Den: 01/07/2023 08:24

    Nuk bejne gje tjeter veç se po sjellin Le Pen ne pushtet dhe pastaj do e shohin veten pa pritur ne Marok dhe Algjeri Aty pastaj te bejne plaçkitje sepse ja u rregullojne qefin Basharet

    Përgjigju
    • Toni: 01/07/2023 17:27

      Edhe shjqiptaret kishin shtetesi or taj... po i debuan per pak kohe 1 milion nga Kosova... Te vije Éric Zemmour ne pushtet, ose ikin vete ose behen sapun.

    • Riku: 01/07/2023 12:56

      Mi ti... sic ta vene edhe ta heqin nga stili komenteve duhet ta dish mire

    • Or tej: 01/07/2023 09:27

      Jane shtetas franceze ata tashme or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë