Protesta në Kosovë, LGBT letër
Berishës e Ramës: Ndërhyni

Protesta në Kosovë, LGBT letër <br />Berishës e Ramës: Ndërhyni
TIRANE - Kreu i Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, Kristi Pinderi u dërgoi një letër të hapur Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në të cilën u kërkon që të “dalin nga axhenda e ngushtë elektorale e të mbrojnë realisht të drejtat e njeriut, ashtu siç thonë sa herë kanë mundësi se vërtet i mbrojnë e se vërtet besojnë në to.

Bashkangjitur me letrën, Pinderi u dërgon edhe një video, ku një grup ka dhunuar e shkatërruar fundjavën e kaluar, skenën e një ambienti publik në Prishtinë ku do promovohej një numër reviste për seksualitetin në këndvështrimin edukativ.

Në fund të letrës Pinderi i drejtohet personalisht zotit Rama, duke e quajtur Berishën “Kryeministër në hije” ku i këkon që të bindë kolegët në Kosovë që të mos shkelin të drejtat e njeriut.

LETRA E PLOTE E KRISTI PINDERIT
“I nderuar Kryeminister i Shqiperise,
I nderuar kryetar i Partise Socialiste,

Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT jane dy organizata qe luftojne per te drejtat e LGBT. Kemi tentuar vazhdimisht te kemi komunikim efikas qofte ne nivel institucional, qofte ne menyra nga me te ndryshmet informale.

Na intereson, zoterinj, te flasim, te komunikojme me ju edhe te debatojme duke besuar se jeni te afte te mos keni asnje kompleks ne kete komunikim.

Fundjaven e kaluar nje grupim i mireorganizuar ka dhunuar, shkaterruar dhe perdhosur skenen e nje ambienti publik ne Prishtine ku do promovohej nje numer reviste qe flet per seksualitetin ne kendveshtrimin edukativ, politik madje dhe jo thjesht erotik.

A e dini qe qindra radikale, islamiste kane shkuar ne qender te Prishtines dhe pasi kane dhunuar te drejtat e njeriut kane predikuar ne emer te Allahut? E me pas kane sulmuar edhe te rinj e te reja mu ne qender te Prishtines?

Nese nuk e dini, po jua tregojme! Por na intereson qe ju te dilni nga konteksti i axhendes se ngushte here populiste, here thjesht elektorale e te mbroni realisht te drejtat e njeriut, ashtu sic thoni sa here keni mundesi se vertet i mbroni e se vertet besoni ne to!

Zoterinj,

A eshte ky imazhi qe ju enderroni per shqiptaret? Vizitoni Kosoven sa here besoni se ia vlen! Por a mund te komunikoni me institucionet, politikanet e nderkombetaret atje dhe tu shpjegoni se shkeljet e te drejtave te njeriut ju dhe cdo shqiptar qe ju merrni persiper te perfaqesonbi, nuk i pranojne dot?

A mund ta beni kete gje publikisht? Shikojeni mire kete video me poshte dhe ju lutemi, a mund te mendoni pas kesaj per integrimin e perbashket europian pa marre masa per keto aksione fondamentaliste?

Zoti Rama?
A ka mundesi te ngriheni ne nivelin racional te nje njeriu (kryeministri ne hije) qe nuk toleron dot asnje shkelje te te drejtave e njeriut, e ta beni kete, per hir te parimeve te majta, njehere e pergjithmone publikisht? Per situaten tone ketu ne Shqiperi, por mbi te gjitha te shfrytezoni kanalet tuaja te komunikimit per te bindur koleget tuaj te bejne te njejten gje ne Kosove?"

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë