Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së mbajtur nga biznesmenët në Vlorë të cilët kanë kërkuar heqjen shtyrjen e orarit të muzikës dhe heqjen e orës policore. Nëpërmjet një postimi në 'Facebook', Meta ka shpërndarë një video ku shihet një admininstratore lokali e cila u shoqërua nga forcat e policisë.
Presidenti Meta shkruan se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme, sidomos dhuna ndaj femrave teksa thekson se protesta paqësore garantohet nga Kushtetuta. Sipas tij, dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi me shtetin është mundësia për të arritur një zgjidhje.
Për të njëjtën video ka reaguar edhe Policia që është shprehur se gruaja në video ka ndërhyrë gjatë arrestimit të një administratori të një lokali duke fyer, kundërshtuar policët, por ka kafshuar edhe në dorë një nga efektivët. Për këtë arsye ajo është proceduar penalisht për kundërshtim të forcave të policisë.
"Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin në përputhje me kuadrin ligjor.
Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.
Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.
Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë", shkruan Meta.
Video e postuar nga Presidenti Ilir Meta:
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.4%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1439
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një fundjavë në Vlorë? Ja pse ky qytet është zgjedhja më e lehtë për t’u shkëputur nga rutina
5 Prill, 13:55
-
Rrëmbeu para 11 viteve një person për prishje të pazareve të drogës, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari nga Saranda (EMRI)
5 Prill, 09:37
-
Vigjilja e Pashkës, Ilir Meta uron besimtarët katolikë: Drita e Krishtit të ndriçojë përherë zemrën dhe familjet tuaja!
4 Prill, 20:54
-
Iu gjet një armë zjarri, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain
4 Prill, 14:36
-
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shkoi për të sqaruar sherrin e të birit, por u dhunua me grushte e shqelma! 3 autorët në kërkim (EMRAT)
4 Prill, 09:26
-
E rëndë në Vlorë/ Sherr mes disa personave, humb jetën njëri prej tyre (EMRI+VIDEO)
3 Prill, 16:16
-
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54
-
Afera CEZ-DIA/ Avokatët e Metës: SPAK ka ndryshuar qëllimisht dëshmitë, ministrinë nga ‘METE’ e kthyen Meta
3 Prill, 13:04
-
Po trafikonte nga kufiri grek 13 klandestinë egjiptianë me destinacion vendet e BE-së, arrestohet 27-vjeçari nga Patosi (EMRI)
3 Prill, 11:59
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Beja prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti: Të forcojmë shërbimet dhe cilësinë
3 Prill, 09:37
-
IKMT sërish aksion në Vlorë/ Prishet ndërtesa që pengonte lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin, qytetarja kundërshton: Është prona ime
3 Prill, 09:16