Protesta në Mal të Zi kundër ndryshimit të Ligjit për Liritë Fetare
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, dhe mbështetës të tij
Masat kufizuese ndaj COVID-19 nuk i ka ndaluar qytetarët malazez të protestojnë kundër ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për Liritë Fetare. Këto ndryshime u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe.
Protesta që nisi në orën 12:00, nuk u raportua në polici dhe për momentin nuk ka organizatorë.
Pjesëmarrësit me flamujt e Malit të Zi në duar, u tubuan nga disa qytete.
“Nuk e japim shtetin”, “Çetnikë”, “Kjo nuk është Serbi” janë disa nga parullat që thirren.
Nga protestuesit dëgjohen po ashtu sharje në drejtim të shumicës së re parlamentare dhe zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç, partia e të cilit ka thënë se do t’i mbështesë ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare.
Në një moment, anëtarë të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në opozitë, dhe ish-kryeministri Dushko Markoviç kanë dalë para ndërtesës së Kuvendit dhe kanë përshëndetur protestuesit.
Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut i Kuvendit të Malit të Zi pritet të mbajë një seancë, në të cilën do të diskutohen ndryshimet e ligjit dhe ato ndryshime më pas do të dalin në Kuvend.
Ligji për Liritë Fetare është miratuar nga Qeveria e kaluar në fund të vitit 2019. Me këtë ligj, objektet dhe tokat fetare që kanë qenë të shtetit deri në vitin 1918, do t’i kalojnë shtetit nëse nuk ka prova se ato janë fetare. Që nga miratimi i këtij ligji, Kisha Ortodokse Serbe dhe opozita e atëhershme kanë organizuar protesta, të cilat kanë rezultuar edhe me ndryshim të Qeverisë malazeze.
Kisha thotë se me këtë ligj, shteti dëshiron t’ia marrë pronën
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Ministria e Jashtme reagon për tragjeditë në Mal të Zi dhe SHBA: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjitha viktimave
2 Janar, 14:35
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor 2024, 10:53
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor 2024, 21:55
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor 2024, 19:53
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor 2024, 08:38
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor 2024, 15:48
-
Protestat e dhunshme në Itali, plagosen 15 policë, reagon Meloni: E papranueshme
15 Nëntor 2024, 17:11