Gjatë protestës në Poliçan kundër draftit të Reformës Territoriale, disa banorë të qytetit dogjën tesera të Partisë Socialiste, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha dorëheqjen nga posti duke argumentuar se vendimi për prekjen e bashkisë  përbën "një padrejtësi dhe një turp të madh".

Në përfundim të tubimit, banorët firmosën edhe një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e propozuara nga Reforma Territoriale.


Lajmi kryesor:

'Doni të na fshini nga harta', banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, djegin teserat e PS-së, kryetari i degës jep dorëheqjen (VIDEO)