PM of Kosova Hashim-Thaçi-ARKIV-524×35012
PRISHTINË, 27 Janar /ATSH/.- "Ky është një tentim për grushtet të dhunshëm", deklaroi për protestën e sotme në Prishtinë zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
"Pushteti fitohet me votën e lirë qytetare e jo me dhunë politike. Në këtë shtet vetëm vota e përcakton qeverinë", theksoi Thaçi.
Ai tha se, vetëm parlamenti është përfaqësues legjitim i popullit.
"Shantazhimet dhe ultimatumet e rrugës nuk do të kenë sukses", shtoi Thaçi.
Ai theksoi se, qeveria e Kosovës, populli i Kosovës, miqte ndërkombëtarë të Kosovës - të gjithë janë kundër dhunës dhe ata që prodhojnë dhunë dhe që i gëzohen pamjeve të dhunës në Prishtinë janë minorancë.
"Ftoj gjithë qytetarët për besim në institucione, në policinë tonë, në njëri-tjetrin dhe konsideroj që nuk ka asnjë arsye të kemi pamje të tilla në kryeqytetin tonë, pamje që e konfronton policinë me qytetarin tonë, ku të gjithë janë vëllëzër e motra dhe kanë një qëllim - përforcimin e shtetit dhe demokracisë. Ftoj subjektet politike që çdo shqetësim të tyre ta zgjidhin dhe shprehin në Kuvend dhe me rrugë demokratike. Çdo veprim tjetër bën humbës qytetarin dhe shtetin tone", përfundoi Thaçi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, dolën bashkë në një konferencë për media, ku ritheksuan se qeveria  e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj.Konfernca për shtyp u mbajt në mbrëmjen e një dite përplesjesh të protestuesve dhe policisë në protestën në Prishtinë të organizuar nga opozita./b.j/f.n/