Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për dhunën në protestën në Rrugën e Kombit kundër tarifës dhe dëmet e shkaktuara. Gjiknuri u shpreh se dëmi nga dhuna shkon në disa miliona euro.

“Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Kjo dhunë u nxit nga zjarrvënësit e Tiranës, aty nuk ishte gjuha e popullit por dhunë e motivuar politikisht. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë”


Ministri Damian Gjiknuri

Gjiknuri më pas foli edhe për koncesionin, ndërsa pranoi se mund të ishte bërë informim më i mirë për banorët e zonës së Kukësit për tarifën.

“Përdorimi i tarifës është parashikuar që në kohën e qeverisë Berisha. Në muajin e fundit mund të ishte bërë një ri informim, por ky nuk është se do të ndryshonte taksën"

Ministri Damian Gjiknuri

Gjithashtu, ministri u shpreh se autostrada Tiranë-Durrës do një rindërtim nga e para me një kosto rreth 20-30 milionë euro.

Shembull i qartë degradimi është rruga Tiranë- Durrës për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjes në kohë dhe sot jemi në fazën që do gati një rindërtim nga e para. Ne kemi marrë masat të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milionë euro minimalisht. Realisht kjo është çdo të thotë degradimi i një aseti dhe lënia pas dore. 

Ministri Damian Gjiknuri