Taksa në Rrugën e Kombit, Tabaku: Antiligjore, qeveria të mbrojë interesin e qytetarëve

Taksa në Rrugën e Kombit, Tabaku: Antiligjore, qeveria të mbrojë interesin e qytetarëve

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, reagon në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit

Taksa që qeveria ka vendosur për Rrugën e Kombit ka shkaktuar debate dhe reagime të shumta midis politikanëve.Kështu, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reaguar në lidhje me tarifën e Rrugë së Kombit, duke iu kundërpërgjigjur kështu dhe ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri  

 

Qeveria fut duart në xhepat e shqiptarëve me rritjen e taksave dhe rritjen e tarifave, ku kanë shkuar këto? Nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë e vetme, nuk është mirëmbajtur absolutisht asnjë kilometër rrugë e vetme. Rruga e Kombit ka 5 vite që nuk mirëmbahet, kërkon një buxhet minimal, kërkon vetëm 10 milionë euro në vit për t’u mirëmbajtur kjo rrugë, ndërkohë që këtë gjë nuk e ka bërë qeveria. Sot përsëri gënjyen shqiptarët dhe u thanë që mirëmbajtja e rrugëve kërkon një shumë jashtëzakonisht të lartë, stratosferike për buxhetin e shqiptarëve. Sot përsëri dhe Rama dhe Gjiknuri gënjyen duke thënë që ky buxhet është i papërballueshëm dhe duhet ta paguajnë shqiptarët. Qytetarët e Kukësit dhe shqiptarët kanë kthyer përgjigje që tarifa e Rrugës së Kombit është e papërballueshme për to. Mbasi qeveria të kthejë përgjigje se pse bën avokatin e koncesionarit? Se pse nuk e përdor taksën e qarkullimit për ndërtim rrugësh dhe për mirëmbajtje? Atëherë qytetarët janë në të drejtën e tyre për ta refuzuar për ta paguar këtë taksë. Kjo taksë është antiligjore, është antikushtetuese, është antiligjore. Qeveria duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo interesin e koncensionarit. Ka ikur dita që Rama do të vazhdojë të vjedhë qytetarin, që do të vazhdojë të grabisë qytetarët. Qytetarët sot këtu të Tiranës, të Kukësit dhe të çdo qyteti tjetër janë në mbrojtje të interesit të tyre, në mbrojtje të financave të tyre, në mbrojtje të ekonomisë së tyre.
Faleminderit!

Deputetja Jorida Tabaku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 03/04/2018 16:30

    Ja dhe kanakaria e PD.Doli zogu i pules Bashe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale