SHBA- Në Amerikë qytetarët vazhdojnë ende të protestojnë kundër vrasjes së djalit 18 vjeçar me ngjyrë, Micheal Brown, i cili u vra ndërsa kalonte në rrugë, me pretekstin se “dyshohej për grabitje”, ndonëse ishte i paarmatosur.
 
Prej një jave qindra protestues janë mbledhur në rrugët kryesore të Ferguson për të protestuar. Sulmet e ashpra mes forcave të armatosura të policisë e protestuesve, kanë detyruar autoritetet vendore të vendosin shtetrrethim për të ndaluar avancimin e trazirave.
 
Policia ka ndërhyrë me pajisje të armatosura, tymues dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 150 protestuesit të cilët nuk kanë respektuar orarin për ndalimin e protestave.
 
Sipas zyrtarëve të policisë numri i tyre është më i pakët se ditët e mëparshme, por megjithatë pavarësisht kufizimeve nga kushtet atmosferike ata nuk kanë hequr dorë nga thirrjet “Jo drejtësi, jo shtetrrethim, jo paqe”, përballë policëve të armatosur me helmeta dhe mburoja.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)