Analisti Adri Nurellari ka bërë thirrje për pjesëmarrje për protestën që do të mbahet me 17 tetor në orën 17:00 në Tiranë, ku do të bëhet thirrje për një gjykim të drejtë në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së.

Më tej ai tha se po bën përpjekje të sensibilizojnë sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në protestë.

“Absolutisht po. Dhe një pjesë e mirë e njerëzve dhe miqësive do të jenë aty. Jam duke u përpjekur të sensibilizoj shumë njerëz, pasi është një çështje që nuk ka të bëjë me emra të përjetshëm, por ka të bëjë më kapitullin më të rëndësishëm të historisë tonë” theksoi Nurellari.

Ndërsa po ashtu deklaroi se kohët e fundit nuk ka pasur komunikim me ish-krerët e UÇK, pasi sipas tij është kufizuar numri njerëzve që mund t’i takojnë.

“Është bërë një kohë e gjatë që nuk kam pasur komunikim pasi nuk jam pjesë e ekipit mbrojtës. Jam në rrethin e njerëzve që merren me organizimin. Për shkak të masave që janë marrë, është kufizuar numri i njerëzve që mund t’i takojnë. Duke qenë se është intensifikuar edhe procesi gjyqësor, atë kohë të lirë që kanë, është e përqendruar tek familja dhe njerëzit që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me procesin gjyqësor.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Adri Nurellari: Kurti humbi për shkak të zhgënjimit për formimin e qeverisë! Po shkel qëllimisht Kushtetutën