Këtë të shtunë në plazhin Dalan po mbahet protesta për ndërtimin e resortit në Zvërnec.
Një nga protestuesit gjatë fjalës së tij tha se para një jave kjo zonë ishte bërë si kamp përqendrimi.
“Para një jave këtu ishte bërë si kamp përqendrimi. Ishte e rrethuar nga bandita e gangsterë të armatosur. Atdheu është një fjalë që nuk pranojnë të tërheqin zvarrë qytetarët që kërkojnë të drejtën e tyre. Atdheu ishte i yni”, tha ai.
Lajmi kryesor:
‘Narta është e jona’, protestë në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit! Qytetarët: I japim zë flamingove, të anulohet projekti! Kauzës i bashkohet me not edhe Eva Buzo: Jam këtu për suport






