Në reagim të dhunës ndaj protestueve nga policia private në Zvërnec, shoqëria civile po zhvillon një protestë marshim në Tiranë.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh nisën marshimin protestë në Drejtorinë  e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, te Drejtoria Vendore e Tiranës, Ministria e Brendshme deri para kryeministrisë.

Në pankartat e tyre dënojnë neglizhencën e policisë së Vlorës duke lejuar policinë private të një kompanie të dhunojë dhe tërheqë zvarrë protesuesit duke mos ndërhyrë në asnjë moment.

Qytetarët kërkojnë përgjigje nga institucionet për veprimet e policisë private dhe efektivëve të shtetit.