TIRANE - Policia ka vendosur që të procedojë penalisht aktivistët e Aleancës KuqeZi, për protestën e tyre të zhvilluar më 4 maj para Ministrisë së Arsimit, në lidhje me diplomat false, pas skandalit me djalin e Umberto Bossit. Sipas policisë, aktivistët e Aleancës KuqeZi nuk kanë marrë leje dhe për këtë arsye, protesta ka qenë e paligjshme.
“Policia e Tiranës ditën e djeshme ka dërguar materialet hetimore në prokurori për fillimin e procedimit penal për disa aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët sipas policisë nuk kanë marrë leje sipas ligjit për tubimet.” Në procedimin e dërguar, policia shprehet se “manifestimi i datës 4 maj është i paligjshëm dhe ka cënuar institucionin e Ministrisë së Arsimit, duke hedhur sende të ndryshme në portën kryesore të këtij institucioni”.
Aktivistët që janë proceduar penalisht janë shoqëruar në ambjentet e policisë por pas marjes së deklarimeve ata janë lënë sërisht të lirë. Javën e kaluar dhjetëra aktivistë të këtij grupimi kanë protesuar përpara Ministrisë së Arsimit duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Myqerem Tafaj.
(eq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com