Policia ka shoqëruar protestuesin Erlis Sina, i cili këtë të enjte mori pjesë në protestën para Kuvendit. Ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të Sinës, i cili u bë i njohur për publikun pas një mesazhi drejtuar tij nga kryeministri Edi Rama.
Rama publikoi një foto të SInës mëngjesin e një dite që qytetarët e gdhinë para Kryeministrisë në shenjë proteste, ku ai dukej i braktisur nga protestuesit e tjerë në nismën për të kaluar natën para godinës qeveritare.
Lajmi kryesor:
Protesta te Kuvendi/ Vezë, domate e sende të forta ndaj policëve, lëndohen 6 prej tyre! Policia hedh ujë e spray piper! Shkon në 23 numri i protestuesve të shoqëruar, 11 në spital (VIDEO+FOTO)








