Protesta, pas akuzave ndaj BE
Koçijançiç i përgjigjet Bashës

Protesta, pas akuzave ndaj BE<br />Koçijançiç i përgjigjet Bashës
"Bashkimi Europian po punon ngushtë me autoritetet shqiptare për arritjen e qëllimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar".
 
Kjo është përgjigja e zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Koçijançiç, kur u pyet nga RTSH lidhur me reagimin e kreut të opozitës shqiptare, Lulëzim Basha, sipas të cilit në BE “ka nga ata që dënojnë korrupsionin, drogën e duan reformë në drejtësi, por ka dhe nga ata që injorojnë drogën e korrupsionin”.
 
Ka vetëm një përgjigje dhe kjo është se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Bashkimi Europian punon fort ngushtë me autoritetet përkatëse për arritjen e këtij qëllimi” tha zëdhënësja Koçijançiç.
 
Një ditë më parë, zëdhënësja e KE u shpreh në lidhje me kërcënimet për bojkot se “debati politik duhej zhvilluar brenda parlamentit dhe jo jashtë tij”.
 
Sipas saj, polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktiv për ambicien e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)