Protesta/Pedagogia Mimoza Manxhari: Kërkesat e studentëve janë të drejta, dialog që ndryshimi të ndodhë

Pedagogia e Fakultetit të Ekonomikut në Univerisitetin e Tiranës, Mimoza Manxhari i ka konsideruar të drejta dhe nevoja reale për arsimin sot , kërkesat e studentëve të cilët prej më shumë se një jave po protestojnë dukë kërkuar përgjysmimin e tarifave studimore, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kushteve në universitete.

E ftuar në studion e Report tv, pedagogia Manxhari komentoi situatën e krijuar ditët e fundit me studentët ku u ndal edhe tek mungesa e një koordinimi mes studentëve për ngritjen e një përfaqësie për diskutim , që sipas saj do të ishte nje alternativë zgjidhjeje për plotësimin e kërkesave të parashtruara duke i hapur rrugën dialogut,  mes qeverisë dhe studentëve. Sipas Manxharit, vetëm përmes dialogut mund të vijë ndryshimi real, pasi vërtet ekziston nevoja e vendojes se standateve e cilësisë së mësimdhënies sot në arsim.

“Ajo që do ishte e papranueshme është refuzimi kategorik i të gjithë pjesëmarrësve në protestë për të diskutuar. Jam pa dyshim për një zgjidhje cilësore, me dialog.  Që sistemi arsimor vuan dhe ka  problematika serioze kjo është evidende.  Do doja që organizmi dhe prezenca e tyre në debatin që kërkohet të arrijë dhe të prodhojë një  një rezultat pozitiv dhe kohën nuk duhet ta humbasim.  Përderisa ndryshimi kërkohet, do të thotë që dikush e ka prodhuar dhe nisjen e ka padyshim  në moskonsiderimin e asnjë force politike, të asnjë qeverisje politike. pavarësisht tentativës për të krijuar një ligj të ri arsimor.  Dhe ky sistemi arsimor në tërë këto vite demokraci duhet të kishte patur ndryshime gjë që nuk ka ndodhur. Ata nuk kanë një grup përfaqësimi, dhe në këtë drejtim nuk mund të gjendet një gjuhë e përbashkët me të gjithë. Përkundrazi do duhet të bashkëbisedohet.

Mimoza Manxhari, Pedagoge e Fakultetit të Ekonomikut në Universitetin e Tiranës 

 

Gjithashtu, pedagogia shtoi se ekziston sot nevoja e reformimit të sistemit arsimor dhe në këtë drejtim, vendosja e standarteve në arsim duhet të jetë prioritare për t’u vleresuar.  

 Përgjegjës për të keqen në arsmin sot , jemi të gjithë. Univeristeti dhe dija nuk duhet të kthehet në biznes. Dija do duhet të ofrohet dhe të garantohet. Ajo që duhet theksuar sot me forcë është pikërisht vendosja e standarteve.  Në auditiret tona ka student të mrekullueshëm po ashtu ka edhe nga ata që nuk e meritojnë të jenë pjesë e auditorit. Sistemi i arsimor sot më shumë se kurrë sistemi arsimor duhet të revulucionarizohet.  Ka studentë të mrekullueshëm, ashtu siç ka studentë që nuk e meritojnë për të qenë pjesë e univeristetit. Jo të gjithë e kanë privilegjin për të qenë pjesë e auditorit në universitet.

Mimoza Manxhari, Pedagoge e Fakultetit të Ekonomikut në Universitetin e Tiranës 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?