Pedagogu Adriatik Lapaj i ka cilësuar kërkesat e studentëve, të cilët po protestojnë prej tetë ditësh para godinës së Ministrisë së Arsimit tërësisht të drejta dhe të pandikuara që sipas tij, vetëm e ndihmojnë interesin publik të vendit,pasi sipas tij, sistemi aktual arsimor ka nevojë për një reformim rrënjësor.
Ndërsa studentët kanë vazhduar sot ditën e tetë të protestës, duke vazhduar të kërkojnë me vendosmëri plotësimin e kërkesave të tyre për përgjysmimin e tarifave studimore dhe e kushteve të mësimdhënies, pa pranuar të dialogojnë me Kryeministrin Edi Rama nëse nuk plotësohen 8 prej pikave të vendosura si kusht prej tyre. Duke komentuar situatën e krijuar dhe dinamikën e ditëve të fundit të protestës pedagogut Adriatik Lapaj në emisionin “45-Minuta të gazetarit Denis Minga, u shpreh se lëvizja studentore ka ardhur si një nevojë shpirtërore, për të ndryshuar rrënjësisht modelin e funksionimit të sistemit arsimor, për t’i dhënë atij përfundimisht të drejtën e meritokracisë.
Protesta nuk i bën dëm askujt, asnjë qeveri , kërkesat e studentëve janë të panegociueshme dhe 100% të mundshme dhe të gjithë janë të këtij mendimi. Studenti në vetvete s’mund të jetë në vetvete jopolitik. Studentët janë të kompleksuar në këtë drejtim. Në tetë kërkesat që ata kanë, 6 prej tyre, janë tërësisht të realizueshme , dy të tjerat për të cilat duhen me ndryshime ligjore, nevojitet kohë pasi duhet të mblidhet parlamenti. Që studentët do të fitojnë kjo nuk diskutohet, por ajo çfarë duhet është reflektimi. Të bësh diversion me studentët kur ata kanë kërkesa qartësisht ekonomike, bazike kjo nuk duhet të bëhet tragjike nga ana e qeverisë , pasi këto janë kërkesa plotësisht të realizueshme. Ata i kanë kërkesat e qarta, por vetëm nëse merret një vendim nga ana e qeverisë , ata mund të jenë gati për dialog dhe negociata. Rinia duhet të jetë si kjo. Kjo është një lëvizje kundër sistemit aktual, e një nevoje shpirtërore që ka shpërthyer për t’i dhënë sistemit arsimor përfundimisht të drejtën e reformimit dhe meritokracisë.
Adriatik Lapaj, pedagog
Studentët prej disa ditësh po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa vazhdojnë të insistojnë se nuk pranojnë të dialogojnë me Kryeministrin Edi Rama në asnjë lloj forme, pasi kërkesat e parashtruara prej tyre në tetë pika kryesore janë të qarta dhe nuk pranojnë të tërhiqen pa përmbushur konkretisht ato. Kujtojmë që ditën e sotme, protestës së tyre iu janë edhe bashkuar edhe gjimnazistë të kryeqytetit, ndërkohë që protesta të studentëve ka patur edhe në disa rrethet të tjera të vendit.
Cfare pedagogu je ti more Trap
Përgjigjupo je ti pedagog un i bie te jem anjshtanji
PërgjigjuMore plehre llapa. Po si thua ti more koketrung qe kerkesat jane plotesisht te realizueshme kur behet fjale per 250 milione + Euro. Lereni protagonizmin tuaj dhe uleni sumen ne tavoline nese doni zgjidhje. Ultimatumet nga rruga me prapavije qartesisht politike duhet te jene te paparanueshme.
PërgjigjuO llape e nxorre baxhanakun qe eshte.kap me droge ne itali?? Po vjehrrin llum si e ke me vetingun Kur je dhe ti pedagog turp turp turp