Një protestë mbarëkombëtare do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta do të mbahet në orën 17:00, në ‘Sheshin Skënderbej’, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga komunitetet fetare, kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe myftiu i Tiranës Bilal Teqja.
‘Siç e dimë të premten do të zhvillohet një protestë kundrejtë atyre që po dënohen për atdhedashurinë e tyre për paqe. Për luftëtarët që luftuan, disa edhe humben jetën për Kosovën. Ne si Bektashinjtë i mbështesim derisa të dalin’, tha Baba Mondi.
Edhe Bilal Teqja, Myftiu i Tiranës, tha se do të jetë i pranishëm në protestën që do të zhvillohet në mbështetje të krerëve të UÇK.
‘Ne mbështesim të gjithë ata që luftuan për një Kosovë të lirë, kryesisht pjesëtarët e UÇK. U bëj thirrje myslimanëve të marrin pjesë në protestën e 17 tetorit. Edhe unë vet do jem aty’, tha ai.
Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi sot se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Komente












Po në mbështetje të çdo personi që sakrifikon për atdheun e shumëvuajtur kosovën të shijojnë lirin e munguar të kontribojnë për ecjen përpara të kombit . .
Përgjigju