Protesta për rritjen e çmimeve, Tabaku: Kjo situatë zgjidhet duke ndërhyrë në politikat fiskale, buxheti është trajtuar si plaçkë e oligarkëve

Protesta për rritjen e çmimeve, Tabaku: Kjo situatë zgjidhet duke ndërhyrë në politikat fiskale, buxheti është trajtuar si plaçkë e oligarkëve

Jorida Tabaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar më lidhje me protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Kjo protestë, sipas Tabaku vjen sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Tabaku thotë se zgjidhja mund të vijë, vetëm duke ndërhyrë në politikat e taksave. ‘Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.’- shton deputetja demokrate.

‘Fasada e ndihmës Ramës! Qytetarët kanë ditë që janë ngritur në protestë për çmimet abuzive të naftës që kanë ndikuar në çmimet e tjera. Inflacioni po prek nivele të pamenduara! Pse është rritur çmimi naftës? Pasi 60% e çmimit të naftës janë taksa që shkojnë për oligarkët dhe jo qytetarët. Për ti hedhur hi syve të qytetarëve dhe për ti gënjyer ka nxjerrë një paketë qesharake si ajo e pandemisë.

Në një muaj qeveria përfiton 20 mln euro nga taksa e karburantit që fare mirë mund ti shkonte shqiptarëve dhe xhepave të tyre. Por 20 mln qeveria i merr për t’ia dhënë inceneratorëve dhe PPP-ve të tjera. Nuk zgjidhet kjo situatë duke imituar planifikimet 5 vjeçare të pleniumit, por duke ndërhyrë në politikat e taksave. Ma pak taksa, në qendër qytetari dhe kontroll ndaj oligarkëve dhe oligopolit të naftës e jo vetëm.

Shqiptarët janë sot në protestë sepse buxheti shtetit është trajtuar si plaçka e luftës së oligarkisë. Taksat e shqiptarëve po keqtrajtohen! Shqipëria po varfërohet!’- shkruan Tabaku në një postim në rrjetet sociale.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja